Zbulohet një proces i ri kimik për projektimin e veturave me hidrogjen - Business Magazine Albania

Zbulohet një proces i ri kimik për projektimin e veturave me hidrogjen


Hulumtuesit në Universitetin Ben-Gurion të Negevit dhe Technion të Haifës pohojnë se kanë gjetur një lidhje themelore, të humbur, në një proces kimik që përfshin energjinë diellore.

Një ekip hulumtues izraelit ka ndërmarrë hapin e  rëndësishëm drejt krijimit të makinave me hidrogjen.

Nxjerrja e energjisë nga hidrogjeni është një proces neutral në krahasim me karbonin dhe për këtë arsye ekologjikisht miqësor, por gazi hidrogjen i pastër është pothuajse i pamundur të gjendet në Tokë.

Për disa kohë, prodhuesit e makinave kanë tentuar të zhvillojnë automjete hidrogjeni që konsiderohen efikase dhe miqësore me mjedisin dhe që për dallim nga automjetet elektrike, lejojnë furnizim të shpejtë me karburante dhe kilometrazh të zgjeruar.

Hulumtuesit në Universitetin Ben-Gurion të Negevit dhe Technion të Haifës pohojnë se kanë gjetur një lidhje themelore të humbur në një proces kimik që përfshin energjinë diellore.

Procesi mund të lejojë konvertimin automatik dhe të vazhdueshëm të ujit në karburant hidrogjeni për të mundësuar prodhimin në shkallë të gjerë të automjeteve me fuqi të hidrogjenit të karburantit.

Këto automjete është më e lehtë për t’u furnizuar me benzinë krahasuar me bateritë elektrike dhe lejojnë një pavarësi shumë më të gjatë krahasuar me bateritë elektrike.

Pas një faze të gjatë të eksperimenteve kërkuese, studiuesit izraelitë të udhëhequr nga dr. Arik Yochelis dhe Dr. Iris Visoly-Fisher thanë se kishin zbuluar një mekanizëm kimik me të cilin peroksid hidrogjeni (H2O2) ndahej fotokimikisht në fotoelektroda oksid hekuri.

Procesi bazohet në energjinë diellore dhe jo në injektimin e sasive të mëdha të energjisë artificiale në reagim, siç kërkojnë metodat aktuale.

Izraelisot.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0