Lugina e Preshevës i kërkon Kosovës të heqë taksën 100 % për bizneset shqiptare - Business Magazine Albania

Lugina e Preshevës i kërkon Kosovës të heqë taksën 100 % për bizneset shqiptare


Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të vendosen masa mbrojtëse duke vendosur taksën 100% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Lidhur me këtë ka reaguar Këshilltari i Kuvendit Komunal në Preshevë, nga radhët e Alternatives për Ndryshim, Almin  Shaqiri.

Shaqiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo taksë të mos vendoset për Luginën e Preshevës.

Qeveria e Republikës së Kosovës mori një vendim për taksë100 % të produkteve serbe. Përmes kësaj takse çdo produkt që hyn nga Serbia për në Kosovë do të paguajë taksë 100% duke përfshirë gjithë territorin e Serbisë dhe atë të Luginës se Preshevës. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që ta këtë parasysh rastin Sui Generis të bizneseve të Luginës së Preshevës, që kanë lidhje biznesore me Kosovën, dhe ta ulë ose heqë taksën për bizneset e Luginës”, ka thënë Shaqiri.

Më pare Qeveria e Kosovës, kishte vendosur taksë prej 10 % për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila ka ndikuar në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0