Kush janë fituesit e SIA  - Business Magazine Albania

Kush janë fituesit e SIA 


Pas një rrugëtimi disa mujor, u zgjodhë fituesit e programit ‘‘Social Impact Award Albania 2018‘‘.

Ky program vjen për vitin e dytë radhazi në kuadër të programit të akselerimit  ‘‘HAPIDE” nga Yunus Social Business Balkans dhe USAID për nxitjen e sipërmarrjes sociale. Në kompeticion ishin 10 finalistë, të cilët garuan deri në fund duke zhvilluar idetë e tyre tashmë në prototipe biznesi/startup-e. Përzgjedhja është kryer nga juria me 6 anëtarë dhe stafi, i cili ka këshilluar dhe mentoruar të gjithë sipërmarrësit prej më shumë se 3 muajsh.

Fituesit e SIA për këtë vit janë:

  • Community voting – Ina phtoography
  • Zamu
  • Observatori Turistik
  • Vjosa Explorer

Kriteret e përzgjedhjes ishin:

  • Ndikimi Social
  • Shkalla e Inovacionit
  • Realizueshmëria

Çdonjëri prej fituesve do të mbështet me një grant 2000 euro dhe do të marrin pjesë në samitin europian SIA në Gjeorgji në muajin Nëntor.

“Social Impact Award është më tepër se një çmim duke vazhduar më tej me këshillim dhe mentorim”, thotë Sonila Neçaj konsulente pranë Yunus Social Business. Fituesit nxiten për qëndrueshmëri në treg dhe përmirësim të biznesit.

Kush janë fituesit?

 Ina Toska lindi më 27 korrik 1988 në Fier, Shqipëri. Në një moshë shumë të re, për shkak të gjendjes shëndetësore ajo u bë një fëmijë me nevoja të veçanta që do të çonte në një jetë me shumë kufizime dhe sfida. Ndër të gjitha këto vështirësi, Ina po kërkonte një mjet që do ta vendoste atë në një pozicion që të ishte në angazhim me botën çdo ditë. Një mik i familjes i dha asaj një aparat fotografik. Në atë kohë Ina zbuloi pasionin dhe talentin e saj në fotografi. Që nga ajo ditë ajo kurrë nuk ka ndaluar shkrepjet.

Fotografia dhe pasioni i saj i tejkaluan këto kufizime duke i dhënë jetë dhe shpresë çdo momenti që kapte me kamerën e saj. Ajo që e dallon më shumë është fryma e saj sipërmarrëse për të kapërcyer të gjitha këto vështirësi dhe kufizime të jetës. Duke e përqafuar gjendjen e saj, ajo u bë avokate nëpërmjet artit të saj me qëllim që të rriste ndërgjegjësimin ndaj njerëzve me nevoja të veçanta. Gjatë 7 viteve të fundit ajo ka bërë vullnetaren si fotografe në institucione të ndryshme, si kopshtet dhe shkollat ​​publike, shërbimet e qendrës sociale dhe në bibliotekën publike lokale.

ZAMU Art Studio është shtëpia e artistëve të rinj. Themeluar nga Imarion dhe Ariola Ziraj, dy artistë të rinj që zhvillojnë teknika të ndryshme të artit, string-artit, pikturave, bizhuterive të punuara me dorë dhe aksesorëve, ZAMU synon të jetë platforma ku çdo artist mund të shprehë veten.

Observatori Turistik është një vend për të vëzhguar fenomenet astronomike dhe natyrore. Një formë turizmi krejtësisht e re në Shqipëri. Kompania ofron vëzhgime astronomike dhe turne të biodiversitetit, ture dhe aktivitete në natyrë, akomodim dhe ushqim, turizëm historik dhe kulturor. Që nga data e krijimit, kompania ka filluar me një grup turistësh 6 persona dhe ka arritur në 8,014 turistë dërguar në parkun kombëtar Shebenik0Jabllanicë të mbrojtur nga Unesco.

Vjosa Explorer ju çon në një nga zonat më interesante dhe emocionuese të Shqipërisë, qytetit të Përmetit. Një grup prej 11 guidash turistike që ofrojnë çdo gjë aventureske nga hiking, agro-turizëm, rafting dhe shumë më tepër. Vjosa Explorer ofron paketa turistike në rrethin e Përmetit për turistë vendas dhe të huaj që janë të interesuar të eksplorojnë vendet e panjohura, të karakterizuara nga shpirti i garës dhe në kërkim të adrenalinës.

Konkurentë të tjerë ishin:

IPR Albania, një platformë e re që mbulon të gjitha aspektet e nevojave tuaja të komunikimit, duke ju ndihmuar të arrini, të synoni dhe angazhoni auditorin tuaj. Kjo platformë ofron bazën e të dhënave të medias, monitorimin dhe analizat për PR dhe profesionistët e Medias. Misioni i tyre është të ndihmojë studentët, akademikët dhe të gjithë ata që janë të interesuar në fushën e PR për të identifikuar dhe për t’u lidhur me ndikuesit, për të kapur mbulimin dhe për të matur ndikimin e gjithçkaje që bëjnë.

Milky way. Është përdorur që nga antikiteti për qëllime kozmetike, si dhe të ushqyerit të mitur. Milk way synon të prodhojë qumështin e gomerëve në Shqipëri dhe të realizojë një fermë turistike me gomerë.

“Një dedikim  për ty” është një dyqan online për letra të punuar me dorë ose produkte me bazë druri në formë të kutive shpërthyese dhe librave / albumeve të personalizuar. Kompania i shërben atij segmenti të tregut që dëshiron diçka unike dhe që është e gatshme të paguajë. Sipërmarrja operon prej një viti në treg.

START AD është një agjensi reklamash që ofron një platformë miqësore për ndërveprimin ndërmjet webmasters dhe reklamuesit në Website. Deri më tani është bërë krijimi i platformës dhe strukturimi i saj. Platforma funksionon në internet dhe është e lehtë për përdoruesit. Biznesi do të ketë llogari ku mund të shihni të gjitha statistikat e nevojshme dhe shitja e shërbimit do të bëhet në mes të paketave specifike sipas nevojave të kompanisë.

New life proposition është zgjidhja për socializimin dhe ekonominë për njerëzit më të moshuar në Shqipëri. Këto nevoja mund të trajtohen nga një skemë e thjeshtë për bashkëjetesë, ndarjen e hapësirave apo marrjen me qira për të pasur një jetë më sociale dhe stabilitet ekonomik.

Be puzzle synon të gjenerojë një manual me lojëra psiko-sociale për fëmijët me nevoja të veçanta, përfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri. Qendra Puzzle ka filluar aktivitetin në shkurt 2018 dhe ofron terapi dhe psikoterapi për fëmijët me nevoja të veçanta. Përveç kësaj, kjo qendër ofron trajnime dhe këshillime për mësuesit ndihmës. Nga momenti i hapjes, janë trajtuar 15 fëmijë dhe janë trajnuar 31 asistentë profesorë. Këto ofrohen kundrejt metodave më të fundit për promovimin e zhvillimit psiko-motorik të fëmijëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0