Nelson Mandela, përkujtohet në 100 vjetorin e tij të lindjes, edhe në Tiranë - Business Magazine Albania

Nelson Mandela, përkujtohet në 100 vjetorin e tij të lindjes, edhe në Tiranë


Guximi nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. Njeriu trim nuk është ai që nuk ka frikë, por ai që e fiton këtë frikë.

Gjithkush mund të ngrihet mbi rrethanat e tij dhe të arrijë sukses, nëse është i përkushtuar dhe i apasionuar për atë që bën. 

Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën.

Këto janë vetëm disa nga thëniet e Nelson Mandelës që kanë frymëzuar njerëzimin. Ai sot po kujtohet në mbarë Botën me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij.

Në Tiranë është çelur ekspozita e fotografive në kujtim të Nelson Mandelës. Ekspozita në mjediset e konsullatës së Afrikës së Jugut do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit. Ne mesazhin e tij për ndër të Nelson Mandelës, Konsulli i nderit Zenel Hoxha, ka kërkuar që të nderohen edhe Mandelat shqiptarë.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishtte edhe ambasadori i Afrikës së Jugut Siri Soni. Në ekspozitë paraqiten foto nga jeta e Nelson Mandelës si dhe piktura të piktorit impresionist Sefedin Stafa.

Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë përfaqësues të ambasadave të ndryshme të akredituara në vendin tonë si dhe anëtarë të komunitetit të Afrikës së Jugut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0