Ndahet nga jeta bashkëthemeluesi i Microsoft

Ndahet nga jeta bashkëthemeluesi i Microsoft


Paul Allen, i cili bashkë-themeloi Microsoft me mikun e tij të fëmijërisë Bill Gates, ka ndërruar jetë. Ai ishte 65 vjeç.

Kompania e Allen, Vulcan Inc tha në një deklaratë se ai vdiq ditën e hënën. Më parë këtë muaj Allen tha se kanceri për të cilin u trajtua në vitin 2009, limfoma e jo Hodgkin, ishte kthyer.

Allen dhe Gates themeluan kompaninë Microsoft në vitin 1975. Ndarja e madhe e Microsoft-it erdhi në vitin 1980, kur IBM Corp vendosi të kalonte në kompjuterë personalë. IBM i kërkoi Microsoft të mundësonte sistemin operativ.

Vendimi e futi Microsoft në fronin e teknologjisë dhe dy bashkëpunëtorët nga Seattle u bënë miliarderë.

“Unë jam zemërthyer nga vdekja e një prej miqve më të vjetër dhe më të dashur, Paul Allen,” tha themeluesi i Microsoft Bill Gates gjatë një deklarate. “Paul ishte një partner i vërtetë dhe mik i dashur. Kompjuterët personalë nuk do të kishte ekzistuar pa të.”

Të dy më vonë iu përkushtuan filantropisë. Gjatë disa dekadave, Allen dha më shumë se 2 miliardë dollarë për një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë mirëmbajtjen e oqeanit, njerëzit e pa strehë dhe avancimin në kërkimet shkencore.

Allen u largua nga kompania në vitin 1982 pasi u diagnostikua me sëmundjen e Hodgkin.

/IrishTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0