Një shembull suksesi nga Libohova - Business Magazine Albania

Një shembull suksesi nga Libohova


Shkruar nga Afërdita Selimi, Gazetare

Në fillimet e demokracisë, Fatmir Meçani emigroi në Greqi. Atje fitoi përvojën dhe u kthye në vitin ’96-të. Aktivitetin e nisi me ullishte, por sot Fatimiri, me punën ndër vite dhe investimet e shtuara, ka industrializuar aktivitetin e tij, duke investuar në përpunim.

Ai sot prodhon vaj ulliri nga ullishtja e tij, por edhe fermerat e zonës. Me një financim prej 1.2 milionë lekësh marrë nga FEDInvest, ai ka blerë makinerinë e përpunimit dhe e ka vendosur në Libohovë.

Pas investimit të bërë gati dy vite më parë, sot nuk nxjerr në shitje vetëm vajin e prodhuar nga ullinjtë e tij, por nga e gjithë zona.

Lexo: Vaji organik i ullirit “Musai”, nga Vlora në New York e Tokio

I kthyer në një histori suksesi, Fatmiri vlen si një shembull për të gjithë fermerët e zonës. “Unë dhe familja ime, arritëm të mos shkojmë në Frakull, apo zona të tjera, por arritëm të mbyllim ciklin e prodhimit të vajit të ullirit”. Fermën e ka shtuar edhe me 10 dynym të mbjella me pemëtari.

Në fermat në Shqipëri, ende vijon të kryesojë mikrokredia. Institucione të tilla financiare arrijnë të jenë më afër fermerëve, ndërsa bankat tregtare numërojnë pak klientë të tillë. Sektori i bujqësisë ka risk të lartë, dhe bankat nuk duken të gatshme.

Në rrethin e Gjirokastrës, FEDInvest numëron 220 anëtarë. Mbi 50 persona janë financuar me kredi për të zhvilluar më tej aktivitetin e tyre. Në një vit janë financuar 16 milionë lekë në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit në këtë zonë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0