Gjermania, ekonomia më inovative e botës

Gjermania, ekonomia më inovative e botës


Gjermania është momentalisht vendi që drejton inovacionin, kryesisht për shpejtësinë me të cilën po zhvillon teknologjitë e reja si makinat pa shoferë.

Në Raportin e Konkurrencës Globale nga Forumi Ekonomik Botëror, Gjermania renditet e para në ekonomitë më inovative të botës, me një rezultat prej 87.5 nga 100 në shtyllën e aftësive të inovacionit, një nga 12 nxitësit e produktivitetit të vendit.

Sipas një indeksi të ri, shpejtësia me të cilën vendet adaptojnë ide të reja, metoda dhe produkte do t’u japë atyre një avantazh konkurues ndërsa Revolucioni i katërt industrial vazhdon të jetë i shpejtë.

Vendet, të cilat mund të shkojnë nga gjenerimi i idesë në një komercializim të suksesshëm të një produkti, brenda një “ekosistemi inovativ” pjellor të faktorëve të ndryshëm, do të kenë produktivitetin më të madh.

Ky ekosistem inovativ matet me pesë faktorë të rëndësishëm: komercializimi, ndërveprimi dhe diversiteti, kërkesat administrative, kërkimi dhe zhvillimi, dhe kultura sipërmarrëse.

Por, faktorë të tjerë përcaktojnë aftësinë e vendit për inovacion, duke përfshirë adoptimin e TIK-ut, cilësinë e arsimit dhe intensitetin e konkurrencës.

Çfarë e bën Gjermaninë një vend super inovator?

Pozicioni i Gjermanisë si inovatori më i madh në botë është pjesërisht për shkak të numrit të ideve që ka, sidomos në industrinë e automobilave, ku është duke u fokusuar në lëvizshmërinë dixhitale, automjetet pa shoferë dhe lëvizshmërinë elektrike.

Ndërsa disa qeveri i janë përgjigjur krizës ekonomike globale duke ulur shpenzimet për kërkime dhe zhvillim, Gjermania në fakt ka rritur fondet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe projektet e-mobility.

Në vitin 2017, u regjistruan gjithsej 128.921 patenta në Zyrën Gjermane të Patentave dhe Markave Tregtare (DPMA), më e madhja në Europë dhe e pesta në botë, dhe një në tre aplikacione për patentë në Europë ishte nga Gjermania.

Por, asnjë nga inovacionet nuk do të ishte i mundur pa institucionet e kërkimit publike dhe private. Në indeksin e Forumit, Gjermania renditet e treta për cilësinë e publikimeve të kërkimeve dhe cilësinë e institucioneve të saj.

Ajo ka më shumë se 1,000 institucione publike dhe të financuara për shkencë, hulumtim dhe zhvillim, pothuajse 600 rrjete hulumtuese dhe inovatore dhe 614,000 punonjës në R & D (kërkim dhe zhvillim)  duke përfshirë 358,000 kërkues.

Qëllimi kryesor i vendit, siç është përmendur nga Ministria Federale e Arsimit dhe Kërkimit në Strategjinë e saj të Lartë, është që, “shkenca dhe industria të punojnë së bashku për të çuar më tej Gjermaninë në rrugën për t’u bërë lider botëror i inovacionit”.

Synimi i saj është të gjejë përgjigje kreative ndaj sfidave urgjente të sotme, qoftë planifikimi i qëndrueshëm urban, burimet e energjisë ekologjike, mjekësia e personalizuar apo shoqëria dixhitale.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0