Gjithsej 22 startupe, 12 nga Europa Qendrore dhe Lindore dhe 10 nga Ballkani Perëndimor, do të përzgjidhen për të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të ‘Eventit Europian të Startup-e ve’. Një komision i përbërë nga organizata që mbështesin startup-et nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore si dhe të Ballkanit Perëndimor do të përzgjedhin 22 startup-e përmes disa kritereve specifike.
Startup-eve të përzgjedhura do t’u jepet mundësia për të takuar njerëz të profilit të lartë si Kryeministra dhe politikëbërës të Komisionit Europian për të diskutuar mbi sipërmarrjen dhe mundësitë e reja që po shfaqen. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për startup-et e përzgjedhura do të rimbursohen nga Komisioni Europian.
Axhendën për Samitin do ta gjeni këtu.
Nëse doni të aplikoni kliko këtu.
Në mënyrë që të merren parasysh për procesin e aplikimit dhe të përzgjidhen përfundimisht për të marrë pjesë në Samitin Europian të Startup-eve, startup-et duhet të ketë një potencial të lartë rritjeje, një prototip apo një plan biznesi të qëndrueshëm dhe një ide unike biznesi.
Çfarë është Samiti Europian i Startup-eve?
Samiti Europian i Startup-eve është një event i Komisionit Europian, i cili synon të bashkojë themeluesit e startup-eve dhe ligjvënësit. Më shumë se 400 vetë do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti për të mësuar rreth mundësive të reja të financimit, për të takuar sipërmarrësit dhe të bëhen pjesë e ekosistemit si dhe të përfitojnë nga mundësia që u jepet për të lidhur pse jo dhe një marrëveshje biznesi.
Çfarë është MY-GATEWAY?
MY-GATEWAY është një iniciativë e Startup Europe që ka për qëllim t’iu vijë në ndihmë startup-eve teknologjike dhe SME-ve inovative nga Europa Qendrore dhe Lindore në mënyrë që të ekspozohen në tregun e huaj si dhe të kenë mundësi të përfitojnë financime.
Për më shumë informacion klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.