Energjia, mes hapjes së tregut dhe projekteve që kanë mbetur pezull - Business Magazine Albania

Energjia, mes hapjes së tregut dhe projekteve që kanë mbetur pezull


Sektori energjetik është një treg ku të paktën investimet në prodhim janë të hapura dhe pa asnjë kufizim për t’u zhvilluar nga secila kompani që e shikon me interes. Por, fakt është se ato në shkallë të vogël akoma nuk mund të “qëndrojnë me këmbët e tyre”, dhe tarifa me të cilën ato paguhen zë një pjesë të rëndësishme në koston për konsumatorin final.

Kjo ka bërë që mbështetja të jetë e balancuar mes nevojave të kompanive që kërkojnë qëndrueshmëri për planet e biznesit, konkurrueshmërisë dhe inovacionit për kompanitë dhe teknologjitë e reja që duan të hyjnë ne një treg që gjithsesi mbetet me shumë barriera, dhe interesit që prodhimi të sigurohet me kosto sa më të ulët për konsumatorin.

E ardhmja duket më dinamike me plotësimet e ligjit të ri për energjitë e rinovueshme. Me këtë ligj, do të vijohet më tej me projektet më të mëdha me tarifa feed in premium (FiP). Këto tarifa kanë nisur tashmë në praktikë me projektin e Akërnisë, ku falë garës për çmimin dhe kapaciteteve pa mbështetje, praktikisht ky projekt pritet të dalë edhe më feasible se ato aktuale në hidroenergjetikë.

Një praktikë që me siguri do të shihet me interes të adoptohet si një domosdoshmëri edhe për koncesionet e mëtejshme hidroelektrike. Së pari, edhe për të evituar për një periudhë rreth 30 vjeçare të zënies së sasive të mëdha të tokave dhe së dyti në varësi të faktit që futja e të njëjtit parim hap skenarë zhvillimi të projekteve me kosto edhe më të ulët.

Burimet hidrike kanë tërhequr më shumë vëmendjen për abuzimin e dhënies se tyre pa kritere, por, sipas të dhënave zyrtare, mund të thuhet se deri më sot impiantet e reja të ndërtuara tërësisht janë vetëm rreth 590 MW. Pra, të gjitha të marra së bashku në tërësi nuk janë më shumë se HEC i Fierzës).

Kujtojmë ndërkohë se rreth 393 impiante (me kapacitet 1785 MW) ende nuk kanë filluar ose kanë ecur pak. Planet e tyre të biznesit kanë rezultuar të pafinancueshme në praktikë. Ndaj, autoritet duhet të interesohen në kohë për vlefshmërinë e studimeve të projekteve të dakortësuara.

E ardhmja është e qartë në ecurinë drejt platformës kombëtare të shkëmbimit të energjisë elektrike (APEX). Ajo pritet të rrisë shkallën e optimizmit të aseteve energjetike dhe uljen e nevojës për ndërtime të reja. Projektet e mëdha në të njëjtën kohë ulin direkt koston e prodhimit.

Ndaj, shfrytëzimi i burimeve ujore deri këtu ka qenë një ndihmë për konsumatorin dhe ka penguar largimin e miliona eurove (siç ndodhi për rreth 200 milionë Euro gjatë vitit të thatë që sapo kaluam në 2017). Por, në vijim kërkohet të menduarit ekonomik midis kostove dhe përfitimeve për të hapur rrugë zhvillimit të atyre projekteve që nuk dëmtojnë mjedisin dhe mbështeten në mekanizmat e tregut duke rritur energjitë e gjelbërta dhe sigurinë energjetike.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0