Në këtë mënyrë, nga dita e sotme dhe në vijim, në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, ndjekësit e programeve televizive do t’i arrijnë ato vetëm në mënyrë dixhitale. Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale është shoqëruar dhe me mbylljen e transmetimeve dixhitale të palicencuara. Ama vëren se në këtë mënyrë është zgjidhur edhe çështja e renditjes së kanaleve, sipas ligjit.
AMA vëren se qytetarët do të jenë ndjekës të transmetimit më cilësor të sinjalit. Çdo qytetar mund të ndjekë 34 kanale pa pagesë nga paketat programore publike dhe private që janë në transmetim. Por, ata duhet të pajisen me dekoderin. Prej rreth një viti, qeveria shqiptare ka pasur në program mbështetjen e familjeve në nevojë për t’i pajisur ato me dekoder. Megjithatë ka ende diskutime, se shumë qytetarë mund të kenë mbetur pa akses TV, për mungesë të dekoderit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.