Stackoverflow Albania, forumi shqiptar që iu kthen përgjigje pyetjeve tuaja - Business Magazine Albania

Stackoverflow Albania, forumi shqiptar që iu kthen përgjigje pyetjeve tuaja


Keni dëgjuar ndonjëherë për stackoverflow.com??? Nëse jo akoma atëherë disa zhvillues shqiptarë ju sjellin një forum të ngjashëm, por tashmë në gjuhën shqipe.

Stackoverflow Albania është forumi më i ri për pyetje-përgjigje i lançuar në Gusht të këtij viti, ku të gjithë përdoruesit mund të pyesin lidhur me problemin teknik që kanë në ushtrime, punë, detyra etj. Në një intervistë për BusinessMag, Said Duleviç na tregon më shumë rreth këtij forumi.

Ideja e krijimit lindi si rezultat i kërkesës së shumë maturantëve për pyetjet që kishin për ushtrimet në parapërgatitjet e provimeve të maturës. Gjithashtu programuesit shqiptarë duhet të kenë një vend ku mund të ndihmojnë njëri tjetrin, por në gjuhën shqipe,” u shpeh Said.

Stackoverflow Albania i shërben çdo studenti të informatikes e më gjerë, i shërben programuesve dhe teknikëve që hasin probleme në detyrat që secili bën në jetën e tij. Praktikisht rubrikat dhe formati i këtij forumi është shumë i thjeshtë. Një përdorues pasi hyn në forum menjëherë prezantohet me pyetjet dhe përgjigjet që antarët e tjerë kanë bërë në të. Më pas përdoruesi zgjedh të pyesë apo të përgjigjet dhe për këtë regjistrohet fare lehtësisht. Pas regjistrimit dhe çdo aktiviteti që realizon në forum përdoruesi shpërblehet me pikë.

“Fokusi është tek pyetjet dhe përgjigjet e një niveli që t’i shërbejnë dhe pjesës që nuk pyet,” thotë ai.

Një plan tjetër i ekipit të Stackoverflow Albania është dhe prezenca mobile së shpejti në Playstore dhe App Store. Deri tani impakti ka qenë pozitiv dhe nga statistikat në dispozicion numërohen: 34 pyetje, 76 përgjigje, 23 komente dhe 55 përdorues.

Ekipi që po punon për Stackoverflow Albania përbëhet nga: Said Duleviç, Edison Neza dhe kompania dixhitale Techalb.al. Sipas Said fokusi i tyre është që të përmirësojnë dhe ta bëjnë sa më të lehtë përdorimin e forumit për të gjithë personat që pyesin.

Ndërsa në lidhje me strategjinë e marketingut ai na thotë se deri tani janë duke punuar me strategji teknike si: SEO, Keywords dhe Google Search. Në tetor marketingu do të shtrihet më gjerë pasi do të përdorin edhe rrjetet Sociale, portalet, madje dhe publiciteti fizik me postera nëpër institucionet arsimore dhe vendet ku ky forum është i rëndësishëm.

Ne shohim forume të ngjashme me Stackoverflow Albania, po diferenca është e dukshme, sepse ky është një forum vetëm pyetje-përgjigje dhe fusha e zbatimit është fusha e teknologjisë dhe shkencave ekzakte.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0