Cau Vang (që do të thotë urë ari) u hap në Qershor të këtij viti dhe tashmë po tërheq turistë nga e gjithë bota që po bëjnë selfiet e përsosura.
Por nuk është ngjyra e artë e urës ajo që tërheq më shumë, duhet thënë që janë pikërisht ato dy duart magjike prej guri që duket sikur janë duke e mbajtur urën.
Duart duket sikur po dalin nga kodra për të mbajtur urën e këmbësorëve, që ndodhet pranë Na Dang, Vietnami qendror.
Ura, e cila sigurisht do të jetë me patjetër në listën e çdokujt si një vend për t’u parë, është 150 m e gjatë dhe duket nga kodrat Ba Na. Në 1400 metra mbi nivelin e detit, ajo shpesh shkon mbi vijën e reve, duke shtuar ndjenjën sikur kjo urë është krijuar për të qenë në një tokë fantazie.
Kodrat Ba Na kanë qenë historikisht një destinacion pushimi për kolonizatorët francezë në shekullin e 20-të, por pasi ndodhi një revolucion Vietnamez, zona ra në gjendje të keqe.
Ura e Artë është zhvillimi më i fundit për rigjenerimin e zonës. Ajo është pjesë e një projekti masiv me investim prej 2 miliardë dollarësh që shpreson ta kthejë Vietnamin në një destinacion turistik që të mirëpresë çdo vit 1.5 milionë vizitorë në zonën Da Nang.
Cau Vang, ura që u deshën pak më shumë se një vit për t’u ndërtuar, nuk është e para e Vietnamit.
Rajoni Da Nang gjithashtu përmban Urën e Dragoit (Cau Rong), e cila është një urë rrugore prej 666 metrash gjatë lumit Han që u hap në vitin 2013. Ajo është projektuar që të duket si një dragua masiv, që lëshon zjarr dhe ujë çdo të Shtunë dhe të Dielë në orën 21:00.
Urat e formuara në Vietnam me duar guri dhe dragonj duken si një shfaqje e madhe e “Lord of the Rings”.
/ladbible
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.