Nuk është Apple, ja cila kompani ka bërë trilionin e parë - Business Magazine Albania

Nuk është Apple, ja cila kompani ka bërë trilionin e parë


Ditët e fundit portalet janë mbushur me lajmin se Apple është kompania e parë në histori që ka bërë trilionin e parë. Lajm jo i vërtetë pasi kompania e parë është PetroChina.

Ka qenë Nëntori i vitit 2007 kur kompania energjitike PetroChina ka arritur vlerën e 1 trilionit, në listën e aksioneve të Shangait.

Edhe pse Apple nuk është kompania e parë që ka arritur 1 trilionë dollarë, përsëri ajo mbetet një nga kompanitë më solide dhe më të mëdha në botë. Çmimi i aksioneve të Apple është rritur katërfish që kur Tim Cook zëvendësoi Jobs si shef ekzekutiv në vitin 2011.

Performanca mahnitëse e Apple ka lënë rivalët në sektorin e teknologjisë “të zvarriten në pragun e tij”, duke qenë i pari mes tyre që ka arritur më në fund 1 trilionë dollarë, vetëm pas 11 vitesh nga kompania kineze PetroChina.

Pas mbylljes me 201,5 dollarë të Mërkurën në Bursën e New York, aksionet e Apple fituan vlerën e 2,75% për të shkuar në 207,05 dollarë në orën 11:49 sipas kohës lokale, për ta çuar vlerën e tregut në pragun prej një trilionë dollarë.

Afër, pas Apple për të arritur vlerën prej një trilionë dollarësh është Amazon, me vlerë tregu prej rreth 879 miliardë dollarësh.

/bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0