“Shporta e Reçit” dhe biznesi i Prek Gjeloshajt

“Shporta e Reçit” dhe biznesi i Prek Gjeloshajt


Shkruar nga Afërdita Selimi

Ishte viti 2010 kur filloi aktivitetin e mbledhjes së produkteve të zonës për t’i shitur në tregun e qytetit. Më pas, Prek Gjeloshaj me kursimet e tij dhe me ndihmën e FED invest hapi një pikë shitje “Shporta e Recit” në buzë të rrugës nacionale për të tregtuar prodhimet e zonës. Në filllim ishte pak e vështirë sepse pak njerëz ndalonin, por tani është bërë një referencë si për turistët dhe për banorët e zonës që kërkojnë produkte të zonës.

Prek Gjeloshaj është shumë aktiv në zonën ku ai banon dhe është një referencë për të gjithë banorët e fshatit. Ai ka marrë disa herë kredi në FED invest për qëllime të ndryshme, por ai thotë se “kredia e parë më ka ndihmuar shumë sepse asnjë institucion nuk besonte në idenë e mia për biznes”. Tani ai ka një biznes të qëndrueshëm, të mirë organizuar dhe madje është në shërbim të komunitetit ku ai jeton, sepse mbledh produktet e zonës përreth. Tani në “Shportën e Recit” gjithkush që kalon mund të gjejë produkte të ndryshme të zonës si sherebela, lule balsami, mallagë e zezë; mjaltë gështenjë të cilësisë së parë, ҫaj mali, por edhe fasule, arra etj.

Lexoni: Dizenjo e produkteve malore, ja kriteret

Krahas “Shporta e  Recit”, ku aktiviteti kryesor është grumbullimi dhe tregtimi i  gështenjave, Prek Gjeloshaj ka në pronësi të tij edhe një baxho djathi ku bën prodhimin e djathit të bardhë dhe kaҫkavall. Ai ka zgjeruar aktivitetin duke u financuar sërish nga FED invest për ngritjen e një baxho djathi. Kredia ka shërbyer për të blerë pajisje për prodhimin dhe stazhionimin e djathit në baxho, ku punojnë e shoqja dhe 2 persona të tjerë të fshatit fqinj. Tregu është kryesisht vendas por eksporton edhe në Kosovë e Malin e Zi. Furnizimin me lëndën e parë “qumështin” e bën nga banorët e fshatrave përreth, të cilën tregtimin e qumështit në baxho e kanë një mënyrë jetese, pasi u siguron të ardhura. Zona ka filluar që të zhvillojë aktivitet në rritje dhe mbarështimin e dhive ku produktet e tyre i tregtojnë në marrëveshje me grumbulluesit.

Mikrofinanca është zgjidha e  sipërmarrjes bujqësore. FED Invest ka në rrethin e Shkodrës 2087 anëtarë ku rreth 240 prej tyre janë kredimarrës. Rrethi i Shkodrës ka një portofol kredie afro 100 milion lekë. Niveli i kredive është 83,668,053 lekë, kurse niveli i depozitave ka arritur në 25,218,915 lekë.

Lexoni: Investimet në bujqësi, ja kriteret për të përfituar nga programi Ipard II

Me tre degë, njëprej tëcilave hapur së fundi në Bushat, drejtuesit e FED invest, thonë se kanë mundësi të rrisin cilësinë e shërbimit ndaj anëtarësisë dhe të kenë më shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit në këtë zone.

Ekspertët e fushës, thonë se financimi i bujqësisë redukton me katër herë më shumë varfërinë, duke gjeneruar rritje ekonomike dhe punësim. Aktualisht, ai është sektori ku punësohet 50% e fuqisë punëtore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0