Dizenjo e produkteve malore, ja kriteret

Dizenjo e produkteve malore, ja kriteret


Konkursi për përzgjedhjen e markës së produkteve  me origjinë malore fton të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë propozimet e tyre deri në datën 15 Korrik 2018.

Qëllimi:

Synohet krijimi i një marke të posacme për produktet me origjinë malore si një mundësi për të rritur vlerën dhe konkurrueshmërinë e tyre në treg.

Ky konkurs do të zhvillohet në dy faza:

  • Faza e parë do të zhvillohet nga data 16-18 Korrik për të përzgjedhur 10-15 aplikantët e parë, të cilët do të përmbushin idenë më të përafërt, përmes votimit individual me pikëzim nga juria.
  • Faza e dytë do te zhvillohet pas përzgjedhjes së 10-15 aplikantëve, të cilët do të prezantojnë punimet e tyre në eventin përmbyllës, ku do të shpallet fituesi final.

Mund të aplikoni në: www.bujqesia.gov.al

VLERËSIMI

Nr.          Cfarë vlerësohet               Shpjegim                                             Pikëzimi

1              Idea e përgjithshme        Në tërësi vlerësim për idenë       Nga 1 deri në 20

2              Realizimi Grafik                 Zbërthimi në detaj i idesë             Nga 1 deri në 20

3              Ndërkombëtarizimi         Brandi / marka të mund të jetë potencialisht i përdorshëm edhe jashtë Shqipërisë                                                                                                                Nga 1 deri në 20

 

Në përfundim të dy fazave të konkursit, fituesi do të vlerësohet me çmimin prej 2000 Euro.

Të gjitha propozimet konkurruese do të vlerësohen nga një juri profesionistësh.

(Vlerësimet e jurisë do të jenë publike për të gjithë)

Lexoni: Logo për produktet e zonave malore. Hapet konkursi

  1. Kush mund të aplikojë dhe si?

Në konkursin për përzgjedhjen e logos së produkteve të prodhuara në zonat malore mund të marrin pjesë:

  • Të gjithë të interesuarit: studentët e universiteteve, individë, studio, kompani të fushës, etj.

Aplikantët e interesuar për pjesëmarrje në konkurs mund të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare www.bujqesia.gov.al.

Të gjitha projekt idetë përkatëse mund të ngarkohen në format PDF në formën e aplikimit në faqen zyrtare www.bujqesia.gov.al.

Aplikantët të përzgjedhur nga juria do të njoftohen brenda datës 18 Korrik 2018 dhe do të ftohen për të prezantuar idetë e propozuara në eventin përmbyllës, në muajin Korrik. Njoftimi për eventin përmbyllës do të bëhet në datën 18 Korrik 2018.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0