Shembja e urës në Itali, Konfindustria kërkon të shtrëngohen kriteret për koncesionarët

Shembja e urës në Itali, Konfindustria kërkon të shtrëngohen kriteret për koncesionarët në Shqipëri


 

Nisur nga tragjedia e shembjes së autostradës në Gjenova, Itali, Konfundistria në Shqipëri i kërkon qeverisë shqiptare të rishikojë tërësisht mënyrën e sotme të ndërtimit dhe menaxhimit të rrugëve kombëtare, koncesionet, PPP-të si edhe kontratat e mirëmbajtjes të infrastrukturës.

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku thotë se duhet të krijohet një “Agjenci Publike e Menaxhimit të Infrastrukturës dhe Strategjisë se Zhvillimit dhe Menaxhimit Infrastrukturor, sipas standardeve të vendeve të zhvilluara. Pas kësaj sipas konfindustrisë, duhet të përcaktohen sërisht kushtet e përzgjedhjes së kompanive, që marrin përsipër ndërtimin dhe mirëmbajtjen e akseve strategjike të rrugëve dhe veprave kryesore të infrastrukturës kombëtare.

Disa prej kushteve sipas Konfindustrisë janë:

I-Kompanitë që kërkojnë të jenë pjesë e garave publike me kapital publik dhe privat të kenë përvojë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e veprave infrastrukturore dhe akseve strategjike të vendit. Kompanitë pa përvojë ose me përvoja negative, nuk mund të jenë fitues të garave publike të infrastrukturës së vendit, pavarësisht burimit publik dhe/ose privat të financimit.

Lexoni: Shqipëri versus Itali në fushën e tanxhentopol-it

Të hiqet dorë nga praktika e derisotme e pjesëmarrjes fiktive të kompanive me standarde, thjesht për të përligjur pjesmarrjen dhe fitimin e garave publike të infrastrukturës nga subjekte të treta pa përvojë. Janë me dhjetra raste të pjesëmarrjes dhe më pas tërheqjes nga përgjegjësitë e menaxhimit të veprave infrastrukturore të kompanive me standarde, përfshirë edhe akse rrugore strategjike si projekti i mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

II-  Të bëhen ndryshime ligjore për të rritur garancitë dhe penalitetet financiare për shkeljet në zbatim të projekteve nga kompanitë fituese të garave publike, pavarësisht llojit të financimit publik ose privat dhe tipit të projekteve si koncesione, PPP, etj.

Shtrëngimi i kritereve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, nevojitet sipas Konfindustrisë edhe për të mos lejuar përsëritjen e rasteve të flagrante me pasoja të rënda për ekonominë, siç janë projektet e unazës së Fierit, Vlorës, rrugës Elbasan –Tiranë, Portit të Vlorës, etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0