Por jo të gjitha fishekzjarret janë ndërtuar nga i njëjti material. Ju nuk mund të merrni një fishekzjarr të kuq të ndritshëm me të njëjtat elemente brenda si një me ngjyrë blu ose të bardhë. Kjo për shkak se ngjyra e shpërthimit të zjarrit varet nga elementët që përmbajnë, që nga metalet e zakonshme deri tek mineralet e rralla dhe madje edhe nga disa kripëra.
Piroteknikët i quajnë këto “yje me ngjyra” dhe ato janë të përbëra nga një përzierje e karburantit, oksiduesve (për të ndihmuar djegien e karburantit), elementëve që prodhojnë ngjyra (si alumin ose bakër) dhe një lidhës (ngjitës) të paketuar brenda një guaske. Që të gjithë nxirren në ajër përpara se ato të shpërthejnë në forma të ndryshme dhe të zhduken.
Lexoni: NASA ju tregon sesi ka ndryshuar Toka gjatë 20 viteve të fundit
Inxhinieri elektrik Mike Tockstein, i cili përgatiti në Los Angeles një shfaqje për Ditën e Pavarësisë, tregon për Business Insider magjinë e krijimit të fishekzjarreve.
Fishekzjarret e verdha janë bërë nga një element që mund ta lidhni me ngjyrën e bardhë: Natriumi.
Kur ju vjen ndërmend Natriumi ju mendoni për kripën që konsumoni, por natriumi i nxehtë prodhon një shpërthim të verdhë të ndritshëm që është perfekt për ndezjen e qiellit.
Fishekzjarret e kuq vijnë nga një element i njohur i quajtur stroncium.
Strociumi u përdor në ekranet e xhamit të shumë televizorëve të vjetër me ngjyra, sepse ndihmon në bllokimin e rrezeve x për të mos na goditur neve. Elementi ka një ngjyrë të verdhë, por digjet me flakë të kuqe.
Fishekzjarret e gjelbra janë rezultat i kripërave të bariumit që shpërthejnë në qiell
Shumica e fishekzjarreve të gjelbra janë bërë nga nitrat bariumi, i cili është toksik për t’u thithur, kështu që nuk përdoret për shumë gjëra të tjera, edhe pse mund të jetë një përbërës i granatave.
Ngjyrat blu janë ende sfida më e madhe për prodhuesit e fishekzjarreve. Ato janë bërë nga bakri
“Bluja është ende një lloj njëbrirëshi për prodhimin e fishekzjarreve,” tha Tockstein. Temperatura e flakës duhet të jetë shumë e saktë, përndryshe ju humbni ngjyrosjen.
“Ka një lloj kufizimi të fizikës dhe kimisë që ju pengon të merrni një blu të mirë,” tha ai.
Drita e bardhë krijohet nga alumini ose magnezi
Këto elementë kimikë kanë disa nga temperaturat më të larta të djegies. Duke i shtuar ato tek krijimet e tjera të ngjyrave, mund të krijoni ngjyrime të lehta.
Ju gjithashtu mund të përzieni elemente të ndryshme për të krijuar edhe më shumë ngjyra.
Kombinimet e bakrit dhe stronciumit ju japin ngjyra të purpurta.
Një efekt më i ri në fishekzjarre quhet “ghosting”: Është në thelb një sistem me shtresa ku janë të vendosura ngjyra të ndryshme brenda çdo fishekzjarri. Disa nga shfaqjet ‘ghosting’ mund të bëjnë që ngjyrat të duken sikur po kërcejnë dhe lëvizin. “Kjo është më shumë nga ana artistike,” thotë Tockstein.
Lexoni: Pse avionët kanë ngjyrë të bardhë?
Përfundimisht, ajo që shkon sipër duhet të zbresë. Ajo që sjell dritë në qiell bie në tokë si karton i djegur.
Tockstein tha se kjo është një nga arsyet kryesore për të shijuar fishekzjarret në distancë.
“Një fishekzjarr në thelb është një sferë kartoni,” tha ai. Sapo shpërthen, ajo bie në tokë si mbetje e djegur. Është ndoshta pjesa më pak emocionuese e shfaqjes, por për njerëzit që bëjnë gjithçka, është një shenjë se fundi i një pune të gjatë është afër.
burimi: BI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.