Taksa 25% në importet kineze sapo ka hyrë në fuqi dhe ka ngjallur reagimet e para.
Kina tha se SHBA ka nisur “luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike” duke premtuar kundërveprime.
“Ky lloj tatimi është një tradhti tipike, e cila rrezikon seriozisht sigurinë e industrisë globale”, tha një zëdhënës në Ministrinë e Tregtisë të Kinës.
Lexoni: Prodhuesit japonezë, 2x më shumë makina të prodhura në USA se jashtë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se tarifat kanë për qëllim ndalimin e “transferimeve të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë”, si dhe mbrojtjen e vendeve të punës.
Trump tashmë ka vënë tarifa edhe mbi importet e disa prodhimeve nga Bashkimi Europian, Meksika dhe Kanadaja.
Ai thotë se me këtë veprim synohet të mbrohen interesat e sigurisë kombëtare në SHBA, por, palët e tjera e quajnë këtë proteksionizëm dhe thyerje të rregullave globale të tregtisë.
burimi: www.nytimes.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto