Çfarë të bëni në gusht në Tiranë?

Çfarë të bëni në gusht në Tiranë?


Jeni në gusht në Tiranë dhe nuk dini çfarë të bëni? Pa problem sepse ne do t’ju ndihmojmë me sugjerimet tona se si ta shijoni Tiranën në gusht.

Gushti nuk është aq i nxehtë në krahasim me korrikun. Sidoqoftë, ky është muaji kur Tirana është pothuajse bosh, pasi shumica e qytetarëve janë me pushimet në plazh.

Jeta politike më në fund bie në qetësi, pasi administrata publike dhe parlamenti janë gjithashtu me pushime. Kjo do të thotë që do të biem në qetësi nga lajmet politike në media, dhe do kemi më shumë programe verore në televizione.

Gushti është muaji i aktiviteteve në hapësira të hapura. Tirana po fiton reputacion të mirë në mesin e qyteteve më me gjallëri në Ballkan dhe më gjerë. Shumë koncerte janë planifikuar në gusht në sheshin Skënderbej, i cili është kthyer në një destinacion gjigand për të gjitha moshat.

Në ditët më të nxehta mund të shkoni pranë plazhit në Durrës, plazhi më i afërt me Tiranën. Rekomandimet tona janë: Plazhi i Gjeneralit, Kallm, Tropikal Resort, dhe Gjiri Lalzit. Ose mund të shkoni në shumë pishina jashtë qytetit. Çmimet për pishina ndryshojnë nga 500-1000 ALL dhe ju mund të qëndroni gjatë gjithë ditës. Por shumë njerëz preferojnë dhe lumin Erzen, ku shumë thjesht mund të marrësh një çadër ose të rrish në hije pranë pemëve në breg të lumit.

Një ushqim i mirë është gjithnjë shpërblim në këto ditë të gjata të Gushtit. Ne ju sugjerojmë ushqime tradicionale t’i provoni te restorant Era  për një darkë të rafinuar në Millenium Gourmet, restoranti i Hotel Coloseo dhe restoranti italian Piu 39Food&Club, restorant Season, gjithashtu ju sugjerojmë të mos lini pa shkuar të Uka Farm, për gatime të freskëta nga ferma në tavolinë.

Për t’ju gëzuar ajrit të pastër dhe për të shpëtuar nga nxehtësia, shkoni në Malin e Dajtit dhe shijoni një ditë fantastike duke filluar me udhëtimin me teleferik në Parkun e Aventurës dhe një drekë të mirë te Ballkoni Dajtit.

Por ju mund të zgjidhni të vizitoni zona të tjera të gjelbra rreth Tiranës, dhe ne kemi një listë të tyre këtu.

Muzetë janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Nga Muzeu Kombëtar, Shtëpia e Gjetheve, Bunk’Art, Galeria Kombëtare e Arteve mund t’i vizitoni gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë.

Në mbrëmje ju gjithashtu mund të shijoni një birrë në sheshin ‘Skënderbej’ dhe pse të mos luani volejboll plazhi atje.

Shkrim nga Visit-Tirana.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0