Shtohen bizneset në 2017. Gratë menaxhojnë gati një të tretën e tyre

Shtohen bizneset në 2017. Gratë menaxhojnë gati një të tretën e tyre


 

 

A e dini se:

Numri i sipërmarrjeve në Shqipëri vitin e kaluar u rrit me 1.1%. INSTAT raporton 162.452 ndërmarrje aktive gjithsej.

Kryesojnë ndërmarrjet tregtare. 25% e totalit janë biznese tregtare. Një vit më parë, ishin 21%.

Vetëm 1% e ndërmarrjeve në total kanë më shumë se 50 të punësuar.

Por, ky 1% siguron gati gjymën e totalit të të punësuarve në privat.

Gati 30% e ndërmarrjeve menaxhohen nga gra. Një vit më pare ishin gati 27%.

Gati 4% e ndërmarrjeve kanë pronarë, ose bashkëpronarë të huaj.

 

Lexoni më shumë:

Sipas INSTAT:

Regjistri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2017 numëron 162.452 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje prej 1,1 %, krahasuar me vitin 2016. Deri në fund të vitit 2017 numërohen 36.520 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, NIPT.

Ekonomia shqiptare është e përqëndruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2017. Ndërmarrjet tregtare zënë 25,0 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2017, krahasuar me 21,0 % të regjistruara gjatë vitit 2016.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë 1,1 % të totalit të ndërmarrjeve aktive, por kontributi i tyre në punësim llogaritet në 47,8 % në vitin 2017 nga 48,3 % në vitin 2016. Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,9 % të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 3,5 % në vitin 2016 dhe punësojnë 12,5 % të të punësuarve gjithsej.

Gratë menaxhojnë 29,7 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej krahasuar me 26,8 % gjatë vitit 2016. Sa i përket ndërmarrjeve aktive që operojnë në bashkinë e Tiranës, gratë menaxhojnë 36,5 % të tyre. Përqindja me e ulët e grave menaxhere është në bashkinë Maliq me 13,3 %.

Aktiviteti ekonomik “Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave” vazhdon të jetë mbizotërues në ekonominë e vendit me 23,0 % të ndërmarrjeve gjithsej, nga 24,6 % në vitin 2016. Në bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë FushëArrëz shënohet numri më i ulët.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 66,7 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Nërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 54,0 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej.

Aktivitetet ekonomike si: call center, dhe tregti me shumicë janë aktivitetet ku kryesisht pronarët / bashkëpronarët janë të huaj. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqëndruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, me 77,9 %.

Gratë menaxhere

Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrje, me 39,2 %. Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 91,6 % të numrit të përgjithshëm. Megjithatë, gratë drejtojnë 24,2 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar, nga 19,2 % që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2016.

Njësitë lokale

Në fund të vitit 2017 regjistrohen 174.306 njësi lokale nga të cilat 160.928 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në 1 vendndodhje. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në më shumë se një vendndodhje janë 1.524, të cilat përfaqësojnë vetëm 1,0 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Numri i të punësuarve në to është 26,5 % e të punësuarve gjithsej. Aktivitetet financiare kanë numrin më lartë të të punësuarve për ndërmarrjet që kanë më shumë se një vendndodhje. Njësitë lokale janë përqendruar në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Shkodër me 39,5 % të numrit të përgjithshëm të njësive lokale aktive.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0