Në epokën e Uber dhe Turo, kompanitë e vjetra duhet të adaptohen që të vazhdojnë të jetojnë. Më konkretisht, Avis, është duke eksploruar mundësi të reja.
Në një intervistë së fundmi për Weird, Ohad Zeira, drejtuesi i ri i flotës, flet më tepër për këtë.
“Ne kemi krijuar një portofol me baste.” u shpreh ai. “Kur unë erdha këtu, kishte shumë e shumë ide. Puna ime ishte të zgjidhnim më të mirat.”
Puna e Ohad Zeira është që t’a përshtasë Avis në botën e ride-sharing dhe me shumë mundësi edhe transportit autonom. Deri më tani, skuadra e tij ka 33 ide se si biznesi mund të zgjerohet.
Aktualisht Avis është duke nguruar të nxjerrë detajet e këtyre planeve. Por me shumë mundësi ata do të përfshihen në mbështetjen e teknologjive të reja. Makinat elektrike dhe autonome, janë disa prej tyre. Nga 33 idetë, Zeira thotë se më premtuesi është arritja e “minimum viable venture stage”. Kështu ato mund të bëhen projekte që janë të testuara në tregje specifik.
Avis së fundmi ka deklaruar se mund të formojë një partnership me Waymo. Avis do të jetë subjekti që do të mirmbajë makinat autonome. “Ka shumë gjëra që ne mendojmë se shofer-operator human mund të bëjë.” vazhdoi Zeira.
Makinat do të kenë nevojë për mirmbajtje të vazhdueshme. Ndërrim vaj-filtra, goma, dhe pastrimi i makinës jashtë dhe brenda. Nëse ashkush do kujdeset për to, makinat autonome do të përkqsohen. Avis synon të marrë këtë pozicion tek Waymo, dhe mund të përdorë fasilitetet aktuale për këtë.
Me kompani si Avis, Hertz dhe Jaguar që tashmë po bashkëpunojnë me kompanitë e teknologjisë, është e qartë se kompanitë e makinave me qëra, shitësit dhe prodhuesit duhet të përqasin modele të reja biznesi që të bëhen pjesë e tregjeve të ardhme.
Burimi: The Drive
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.