Kompania thotë se ky sektor nuk ishte aq i famshëm dhe merrte vetëm 1.5% të klikimeve në faqet e web-it të mediave. Problematik është fakti që ky sektor kishte tendencën të përhapte lajme të rreme, sidomos gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016.
Kreu i lajmeve të Facebook, Alex Hardiman, shkroi në njoftim se kompania po teston një opsion të ri për lajmet në kohë reale që do të vendosë fuqinë e përzgjedhjeve të lajmeve në duart e organizatave të lajmeve. Më parë, këto vendime merreshin nga moderatorët e Facebook-ut.
Facebook gjithashtu tha se po teston një sektor të ri “Today In,” i cili do të publikojë të gjitha lajmet lokale.
/HuffingtonPost
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto