Në 2 episodet e para u fokusuam tek ajo çka duket se do të jetë e ardhmja. Makinat elektrike, nuk janë më suprizë për Shqipërinë. Jo vetëm në formën e taksive, por edhe të makinave personale, makinat elektrike janë një realitet i përditshëm tashmë, të paktën për qytetin e Tiranës. Me mbështetjen e fortë edhe të kryebashkiakut Erion Veliaj, ato sa vjen e bëhen më të prekshme për të gjithë.
Por fokusi i BusinessMag Automotive është më i gjerë se kaq dhe ajo ç’ka duam gjithashtu të kemi në fokus, janë edhe makinat e reja (tradicionale me motorr me djegie të brendshme) si dhe makinat sportive, dhe ato të modifikuara.
Ndonëse një treg shumë i vakët përsa i përket modifikimeve për shumë arsye, në Shqipëri ka entuziastë. Entuziastë të makinave klasike, ata të luksozeve, të off roading etj.
Mungesa e një piste garash, ashtu si në disa nga vendet e rajonit, ka bërë punën e vet. Ç’është e vërteta, vendet ku mund të shijohen makinat e shpejta janë të pakëta.
Por, ato janë midis nesh…
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni Episodin e 3 të BusinessMag Automotive!
https://youtu.be/71YuxeD-Yf8
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto