Të jesh i suksesshëm do të thotë “të jetosh një jetë të suksesshme”. Por për ta arritur këtë duhet të heqim qafe humbësit me të cilët shoqërohemi.
Përballja me shumë dështime nuk ju bën një humbës
Kur kërkoni suksesin në jetë dhe përpiqeni të sfidoni limitet e të pamundurës, ju do të përballeni me shumë dështime dhe pengesa gjatë rrugës. Kjo është thjesht pjesë e procesit dhe diçka me të cilën duhet të ballafaqoheni në mënyrë që të realizoni ëndërrat tuaja.
Dështakët janë njerëz që e pranojnë humbjen si një formë jetese, dhe qëllimi i tyre kryesor është të ulin poshtë të tjerët njësoj si veten. Dështakët janë njerëz që ankohen për situatën e tyre në jetë dhe janë shumë dembelë të bëjnë ndryshimet e nevojshme për t’u përmirësuar. Ata janë dorëzuar e nuk presin asgjë nga vetja. Në vend që të jenë të lumtur kur i shohin të tjerët të arrijnë sukses, ata bëhën xhelozë dhe inatosen.
Jo çdokush do t’a kuptojë udhëtimin tuaj
Disa njerëz ndihen të kërcënuar nga suksesi i njerëzve të tjerë. Ata bëhen shumë shpejt xhelozë. Dhe kur ata shohin dikë që po punon për të arritur një qëllim në jetë, ata kërkojnë t’a pengojnë atë person në vend se ti ndihmojnë.
Dështakët zakonisht kërkojnë shoqëri dhe i bindin të tjerët se ata nuk duhet të ndjekin ëndrrën e tyre për sukses.
Kur ju i lejoni dështakët në jetën tuaj, ata do t’a përdorin këtë mundësi për t’ju nënvlerësuar sa më shumë.
Dështakët shpesh bëhen një zë negativ brenda kokës tuaj duke ju thënë se ju nuk jeni mjaftueshëm të zotë, kjo sepse ata nuk janë vet të zotë.
Jo të gjithë do t’a kuptojnë motivimin tuaj. Ata nuk do t’i kuptojnë orët e gjata të punës. Ata nuk do ta kuptojnë nevojën tuaj të vazhdueshme për njohuri dhe mundësi të reja për të përmirësuar veten.
Zërat negativë në jetën tonë janë të shumtë dhe ata përpiqen të kufizojnë potencialin tonë. Jo vetëm potencialin në karrierë, por edhe potencialin për të qenë me të vërtetë të lumtur në jetë.
Rrethojeni veten me fitimtarë
Kur i nxirrni nga jeta juaj dështakët, hapi tjetër është të lidheni me fitimtarët. Këta janë ata njerëz që po udhëtojnë të njëjtën rrugë me ju. Fitimtarët i shtojnë vlerë karrierës tuaj dhe pasurojnë jua pasurojnë jetën në shumë mënyra.
Ata ju ndihmojnë të ngriheni kur keni prekur tokën dhe ju këshillojnë se si të veproni më mirë në të ardhmen, sepse ata kanë dështuar shumë herë dhe kanë ecur përpara me forcat e tyre.
/INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.