Pas ministrisë për Diasporën, pritet të ketë edhe një Dhomë Biznesi për shqiptarët e diasporës, me qendër në Tiranë.
Dhoma e Biznesit është parashikuar në ligjin për Fondin e Zhvillimit të Diasporës dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit të ardhshëm.
Pak kohë më parë u miratua Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Ai erdhi pas disa takimesh që ministri i Diasporës Pandeli Makjo zhvilloi në disa vende.
Ju mund të lexoni edhe: Shqiptarët në Kanada, drejt njohjes së pensioneve
Fondi parashikon, sigurimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare, për nxitjen e zhvillimit social, ekonomik e kulturor, bazuar në strategjinë kombëtare për diasporën, nëpërmjet promovimit, inkurajimit dhe nxitjes së prirjeve filantropike dhe investimeve.
Ju mund të lexoni edhe: Raporti i konferencës “Migracioni dhe Diaspora: Ngushtimi i hendekut mes Kërkimit dhe Politikave”
Pikërish ky Fond pritet të mbështesë krijimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Dhoma nha ana e saj, parashikohet të jetë një pokë referimi për shqiptarët e diasporës që duan të investojnë në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto