A kanë të drejtat e grave një vend në negociatat tregtare? - Business Magazine Albania

A kanë të drejtat e grave një vend në negociatat tregtare?


*Shkruar nga Madi Sharma

Të drejtat e grave kurrë nuk kanë qenë në krye të axhendës në Europë. Traktati Europian promovon konceptet e barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokracinë dhe kjo duhet të përfshijë të gjithë barazinë në kuptimin gjinor, por ne e dimë se kjo gjë nuk përkthehet në realitet. Më keq akoma, si pjesë e subvencionimit tregtar GSP+ dhe pavarësisht nga programet e saj të fuqizimit në vend, Komisioni Europian po bën pak, me përjashtim të ofrimit të fjalëve qetësuese, për të përmirësuar situatën e grave në Pakistan.

Duke shqyrtuar punën e Parlamenteve Europiane për gratë gjatë viteve të fundit mund të ngrihen disa pyetje nga deputetët e Parlamentit Europian duke theksuar situatën e tmerrshme për gratë në Pakistan:

Më 20 Shkurt 2018, eurodeputeti italian Daniele Viotti ngriti çështjen e të drejtave të grave në Pakistan, duke vënë në dyshim Komisionin Europian për mungesën e zbatimit të rregulloreve GSP +, të cilat kërkojnë aderimin në Konventën për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave ( CEDAW).

Më 27 Tetor 2017, eurodeputeti Viorica Dănciliă dhe tani kryeministri i Rumanisë, ngriti një pyetje të ngjashme, duke pyetur për mungesën e mbështetjes për gratë dhe vajzat pakistaneze dhe këmbënguljen e vrasjeve të nderit.

Më 24 Tetor 2017, eurodeputeti rumun Emilian Pavel, ngriti në mënyrë të ngjashme një pyetje në lidhje me praktikën e martesave të detyruara në Pakistan. Ai vuri në dukje se në zonat rurale të Pakistanit, zakoni tradicional i ghag është një praktikë e vazhdueshme, pavarësisht se është bërë i paligjshëm në vitin 2012 dhe në kundërshtim me rregulloret GSP +.

Ghag është një formë e martesës së detyruar ku një burrë pretendon që një vajzë të martohet me të duke parandaluar në mënyrë agresive të gjitha pretendimet e martesës. Nëse vajzat ose familja e saj reziston, kjo mund të rezultojë në një konfrontim të dhunshëm me vajzën që nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të martohet me agresorin. Raportet nga Human Rights Watch theksojnë se ekziston një praktikë e rregullt e martesës së detyruar me Qeverinë e Pakistanit duke bërë pak në hetimin apo ndjekjen penalisht të autorëve.

Raportet nga Amnesty International tregojnë se 512 gra dhe vajza u vranë në vitin 2016 nga të afërmit e tyre në bazë të “nderit” dhe pasi shumë raste nuk raportohen apo deklarohen në mënyrë të rreme si vetëvrasje apo vdekje natyrore, numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë më i lartë.

Në Qershor të vitit 2016, Zëvendës-presidentja Federica Mogherini u përgjigj në emër të Komisionit, në një pyetje me shkrim lidhur me vrasjet e nderit, duke deklaruar se ‘pajtimi i Pakistanit me CEDAW dhe Deklarata për eleminimin e dhunës kundër grave monitorohet nga afër me skemën GSP +.’ Megjithatë, mbi dy vjet më vonë, vrasjet e nderit në Pakistan vazhdojnë me një ritëm shqetësues dhe pavarësisht nga pyetjet e ngritura nga deputetët me ndikim në 2017 dhe 2018, përgjigja e Komisionit Europian mbetet e paqartë, duke deklaruar se BE pranon se këto janë çështje serioze dhe mekanizmi i monitorimit në lidhje me GSP + është një proces i vazhdueshëm.

Në përgjigje të këtyre pyetjeve Përfaqësuesja e Lartë e Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm Mogherini i referohet Neneve 15 dhe 10 (5) të Rregullores së BE-së 978/2012 ku kushtet për tërheqjen e preferencave tregtare nën GSP+ dhe heqjen e një vendi nga lista e përfituesve GSP + janë listuar.

Ajo gjithashtu thekson se në këtë drejtim “BE bazohet kryesisht në informacionet dhe vlerësimet e bëra nga organet mbikëqyrëse ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës.”

Megjithatë, duket se ka një mospërputhje në këto përgjigje siç është e qartë në pikën 15 të Rregullores së BE-së 978/2012 se për qëllime të monitorimit dhe tërheqjes së preferencave, raportet nga organet përkatëse të monitorimit mund të plotësohen nga burime të tjera informacioni, me kusht që ato të jenë të sakta dhe të besueshme’. Siç thuhet në Rregullore, burime të tjera informacioni mund të përfshijnë “informacionin e shoqërisë civile, partnerët socialë, Parlamentin dhe Këshillin Europian”.

Autoritetet pakistaneze duket se po shkelin CEDAW në disa mënyra. Sipas një raporti të vitit 2017 nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, gratë në mënyrë të konsiderueshme janë të nën-përfaqësuara në fuqinë punëtore të Pakistanit për shkak të diskriminimit të natyrshëm në ligjet e punës. Legjislacioni i punësimit në Pakistan nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër diskriminimit në bazë të gjinisë në punësimin dhe shpërblimin.

Për më tepër, gratë pakistaneze vazhdojnë të diskriminohen në ligjin e familjes. Me një kombinim të ligjit civil dhe ligjit islam, gratë diskriminohen në një nivel ligjor në lidhje me divorcin, të drejtat e kujdestarisë dhe trashëgiminë.

Kur Komisioni Europian ka marrë pyetje të shumta lidhur me gjendjen e grave në Pakistan dhe shkeljet e konventave thelbësore të të drejtave të njeriut në kontekst të statusit GSP + të Pakistanit, të gjitha të bazuara në informacione të besueshme, pse Komisioni Europian injoron shqetësimet e Parlamentit Europian në lidhje me statusin GSP + të Pakistanit?

Duke mos patur një rregull në lidhje me këto çështje ku femra diskriminohet edhe kundrejt statuseve që ekzistojnë pro tyre a do mundet që në vendet e varfra ato të fitojnë të drejtat që u takojnë me ligj?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0