Si të sillemi kur shkojmë në një restorant? - Business Magazine Albania

Si të sillemi kur shkojmë në një restorant?


Etika është vlerësimi i sjelljes njerëzore sipas parimeve morale. Etika në vetvete është një lloj shkence si të sillemi, qoftë në një restorant apo në një takim biznesi. Nëse dëshironi të keni një eksperiencë të këndshme dhe të kënaqshme duhet të dini se si të silleni në një restorant. Më poshtë BusinessMag ju tregon disa këshilla. Ato janë shumë të rëndësishme nëse doni të etiketoheni si një person i sjellshëm dhe i këndshëm.

Sjellja e mirë, paraqet një përmbledhje të rregullave që ndihmojnë në jetën e përditshme ose në situata të ndryshme. Qëllimi është të ndiheni më mirë në shoqëri.

Lexoni: 5 Restorantet më të mira në Tiranë, sipas të rinjve

1) Para se të arrini në restorant ju duhet të konfirmoni rezervimin tuaj. Nëse do të jeni vonë më shumë se 15 minuta, duhet të telefononi përpara. Ju duhet të shfaqeni në kohë.

2) Mos u sillni në mënyrë arrogante, por jini të sjellshëm

3) Sidomos nëse jeni në një takim, duhet ta bëni këtë, ose njëri prej jush do të duhet të presë për tjetrin.

4) Vendoseni telefonin tuaj në silent dhe mos e vendosni mbi tavolinë.

5) Para se të filloni të hahet, prisni që të gjithë të jenë në tryezë dhe nëse keni dikë të ftuar, prisni që ai të fillojë i pari.

Lexoni: LaPiat, Startup-i nga Toronto ju fton të shisni ushqimet që gatuani nga kuzhina juaj

6) Ju duhet ta trajtoni kamerierin/ren me respekt, buzëqeshje, komunikoni në mënyrë efektive dhe shikojini ata në sy.

7) Në fund mund t’i lini kamarierit/es bakshish nëse shërbimi ishte i shkëlqyer edhe nëse ushqimi nuk ishte i tillë. Mos i penalizoni kamarierët, pasi nuk e gatuajnë ata ushqimin.

burimi: meteortime.space

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0