Volvo XC40 do të jetë Volvo e parë 100% elektrike

Volvo XC40 do të jetë Volvo e parë 100% elektrike


Makina e parë 100% nga Volvo deri në vitin 2019 do të jetë pikërisht Volvo XC40. Kështu u shpreh Thomas Ingenlath, ish design boss i Volvo për Autocar.

Ingenlath, tashmë drejton Polestar, nënbrandin e performancës së lartë pranë Volvo. Ai u shpreh se kompania nuk planifikon që të prodhojë modele të dedikuar elektrik si Jaguar I-Pace psh.

“Nuk është më një sekret që Volvo XC40 do të jetë e para 100% elektrike e kompanisë. Ajo do të vijë fare pak më vonë Polestar 2”. – u shpreh ai për Autocar.

Polestar 2, pritet të jetë një sedan i vogël, dhe do të jetë modeli i dytë nga Polestar. Polestar 1 është një coupe PHEV me një çmim nga $155,000. Prodhimi pritet të fillojë herët në vitin 2019.

Përsa i përket Volvo XC40 elektrike, ajo pritet të ofrojë rreth 400km autonomi. Çmimi pritet të jetë midis $35,000 dhe $40,000. Por, mendohet se Volvo do të ofrojë disa opsione përsa i përket baterive.

Platforma CMA e Volvo, është ndërtuar që në fillim që të jetë e përshtatshme për makinat elektrike. Gjithashtu edhe për makinat hibride por edhe ato tradicionale.

Në vitin 2017 Volvo konfirmoi se makinat e tyre e parë elektrike do të prodhohet në Kinë, në fabrikën e tyre të re. Ajo do të shitet kudo nëpër botë, gjithashtu edhe në Amerikë. Kina aktualisht është një nga vendet me kërkesën më të lartë për makina elektrike dhe është gjithmonë në rritje.

Burimi: Motor Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0