Harley-Davidson, jashtë SHBA – Tarifat e Trump detyrojnë ikonën amerikane të zhvendosë prodhimin

Harley-Davidson, jashtë SHBA – Tarifat e Trump detyrojnë ikonën amerikane të zhvendosë prodhimin


Harley Davidson deklaroi se do të nisë zhvendosjen e prodhimit jashtë SHBA për të zbutur ndikimin e tarifave të Bashkimit Europian.

Deklarata është e para nga një kompani ikonë amerikane që reagon ndaj konfliktit tregtar dhe hedh poshtë pretendimet e Donald Trump se do të mbrohen vendet e punës duke prezantuar tarifa.

Në kundërpërgjigje të tarifave amerikane ndaj çelikut dhe aluminit, BE reagoi duke penalizuar 3 miliardë dollarë mallra amerikanë, përfshirë uiskin, jahtet dhe motoçikletat.

Tarifat europiane për motoçikletat e prodhuara në SHBA u rritën në 31% nga 6%, deklaroi Harley Davidson në një formular që paraqiti te Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë SEC.

Asnjë njësi prodhimi nuk do të shkojë në Europë prej tarifave sipas kompanisë. Fabrikat e prodhimit të Harley jashtë SHBA, ndodhen në vende si Brazili, India, Australia dhe Tajlanda. Kompania bëri të ditur se nuk do të rrisë çmimet, por pret një kosto shtesë prej 2,200 dollarë për motoçikletë, që eksportohet nga SHBA në Europë.  Presidenti Donald Trump tha se ishte surprizuar nga vendimi i Harley.

“Për t’i bërë ballë barrës tarifore në afat-gjatë, Harley Davidson do të zhvendosë prodhimin e motoçikletave që destinohen në BE jashtë Shteteve të Bashkuara”, deklaroi kompania.

Aksionet ranë me rreth 6% ditën e Hënë, në rënie me 18.3% deri më tani për vitin. Harley ka shitur 40,000 motoçikleta vitin e kaluar në Europë, që është 16% e shitjeve totale dhe tregu më i madh jashtë Shteteve të Bashkuara.  Sipas analistëve, tarifat e BE pritet të reduktojnë fitimet e kompanisë me 5-8%.

Trump e ka falënderuar publikisht Harley Davidson në të shkuarën për qëndrimin brenda SHBA dhe ka kritikuar kompanitë e tjera që kishin zhvendosur prodhimin jashtë.

Burimi: Skan TV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0