5 Rregullat e të ushqyerit mirë

5 Rregullat e të ushqyerit mirë


Karriera, puna, familja, miqtë, shumë “kunguj” për një person të vetëm. E ndërsa nxitojmë të ecim përpara, të përmbushim çdo objektiv, të rritemi në detyrë, të rrisim të ardhurat në biznes, etj, më në rrezik është mirëqenia jonë që bazën e ka tek të ushqyerit.

Përmes një cikli intervistash me kuzhinierë, sipërmarrës në fushën e kulinarisë, Businessmag.al, do t’ju sjellë këshilla për një ushqyerje më të shëndetshme, çfarë duhet të kemi kujdes, e si duhet t’i orientojmë sjelljet tona.

Ja 5 faktorët për të pasur një ushqyerje më të mirë, sipas Maurizio Cantalini, sipërmarrës  i Vita 99, në Tiranë, mbi 20 vite përvojë në këtë fushë . 

  1. Përbërësit. Duhet të jenë sa më të freskët dhe sa më të shendetshëm për trupin tonë.
  2. Cilësia. Një gatim, përveç dashurisë, brenda duhet të ketë edhe cilësinë. Të jetë e ndërtuar nga produkte sa më cilësore.
  3. Pastërtia. Që nga pastërtia e vetë produktit e deri tek higjiena jonë personale në momentin që gatuajmë por edhe kur ulemi për t’u ushqyer.
  4. Profesionaliteti dhe organizimi. Në momentin që flasim për një ushqyerje të mirë në ambjente si restoranti, stafi duhet të tregojë një profesionalitet dhe organizim në nivele të larta, pasi ndryshe produkti i punes finale nuk do të ketë atë “shkëlqim” qe klienti pret.
  5. Thjeshtësia. Mbi të gjitha, nëse duam të ushqehemi mirë, duhet të ushqehemi “thjeshtë”. Thjeshtësia e pjatës, e produkteve, thjeshtëisa e pasioni i mënyrës që ne përgatitim ushqimin luajnë një rol kyc.

Punoi: Kostandin Feshti

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0