Ditën e djeshme Ambasada Amerikane ka njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, se të gjithë ata që duan të vizitojnë SHBA këtë verë duhet t’i lënë dokumentat në shtëpi. Prioritet do të jetë intervista që bëhet në ambasadë, ndaj duhet të përgatiteni mirë.
Ky është postimi i plotë:
“Vera është një periudhë e mrekullueshme për të udhëtuar! A e dinit se vendimet për vizë në Ambasadën e SHBA-së bazohen në intervistën tuaj dhe jo në dokumentet që keni? Ejani të përgatitur për të biseduar me ne rreth planeve tuaja të udhëtimit dhe lërini dokumentat në shtëpi!”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
