Turizëm: Dhjetë linja të reja charter drejt Shqipërisë

Turizëm: Dhjetë linja të reja charter drejt Shqipërisë


Fluturimet me charter drejt Shqipërisë këtë verë pritet të jenë më të shumta. Operatorët turistikë raportojnë rritje kërkese të turistëve të huaj. Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se nisur nga kërkesat e tregut, Aviacionit Civil ka miratuar 10 destinacione te reja.

Për 3 destinacione  ekzistuese është dyfishuar kapaciteti transportues. Linjat do të operojnë gjatë sezonit veror. BusinessMag bëri të ditur këtë fillim jave se linja charter nga Moska do të niste këtë vit për herë të parë.

Lexoni: Turistët rusë për herë të parë me charter drejt Shqipërisë

Destinacionet e reja Charter.

  1. Helsinki-Tirane. Fluturim në periudhën 11 Maj – 28 Shtator.
  2. Kopenhagen-Tiranë. 2 Qershor- 18 Gusht.
  3. Budapest-Tiranë.
  4. Moskë-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 Qershor-11 Shtator.
  5. Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim 12 Maj – 2 Tetor.
  6. Goteborg-Tiranë. Fluturim në 6 Qershor – 3 Tetor.
  7. Gdansk/Poznan/Ëarsaë/Prague/Katoëice/LondonGatëick. Qershor -Shtator.

Destinacionet e reja skedule

  1. Tel Aviv Tiranë. Periudha e fluturimit fund Qershori deri në 26 Tetor.
  2. Luton-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 Prill deri në 27 Tetor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0