Bizneset e shërbimit turistik presin me padurim muajt e verës, me pritshmëritë për xhiro e fitime më të larta. Por, jo me kaq entuziazëm presin kontrollet tatimore, të cilat çdo verë shtohen pikërisht tek këto biznese dhe zonat bregdetare.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka miratuar planin e sezonit turistik për vitin 2018 si dhe masat që do të merren për kontrollin e tatimpaguesve.
Sipas Tatimeve, plani i masave për këtë sezon turistik do të ketë objektiv:
Ndërgjegjësimin e subjekteve që operojnë në këtë sektor në lidhje me detyrimet tatimore;
Ofrimin e asistencës për çdo kërkesë të tyre;
Ndërgjegjësimin e publikut për të tërhequr në çdo kohë kuponin tatimor;
Uljen e evazionit fiskal;
Rritjen e të ardhurave;
Krijimin e vendeve të reja të punës.
Ky plan do të shtrihet në të gjitha zonat e rëndësishme që ofrojnë shërbime turistike në vend, deri në muajin shtator.
Veç të tjerash, plani i masave parashikon informimin dhe sensibilizimin e të gjithë tatimpaguesve dhe individëve, për respektimin e legjislacionit tatimor, përmes komunikimit të vazhdueshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto