Vrulli i smartphone, po arrin pak a shumë shpejtësinë maksimale, me një kompani që nuk para na shkon shpesh në mendje. Lenovo! Kompania nga Honk Kong ka “ngacmuar” me disa foto të një skice ku paraqitet një smartphone i gjithi ekran. Me këtë, Lenovo premton një nga dizejnot më fantastike në treg.
Fotot e postuara nga nendrejtori i kompanisë Chang Cheng, premtojnë një smartphone që përveç një unaze të hollë, të jetë i gjithi një ekran.
Në postim thuhet se Lenovo Z5 se ka raport screen-to-bezel prej 95%. Cheng thotë se ky dizajn është bërë i mundur nga “4 zbulime të reja teknologjike”. Gjithashtu edhe nga 18 patenta. Ajo çfarë postimi nuk thotë, është se çfarë ka ndodhur me kamerën e përparme. Ndoshta skicat e publikuara, nuk i kanë përfshirë të gjitha detajet. Ose ndoshta do të jetë një “pop up camera” si koncepti i ri i Vivo.
Lenovo thotë se Z5 është një model “flagship” për kompaninë. Pra, dizajni nuk është thjeshë një koncept, por do të marrë përhapje të gjërë. Z5 duket se do të jetë produkt krejtësisht i ri i kompanisë, i cili thjeshë fillon nga numri 5. Nuk ka patur më parë një Lenovo Z4.
Pyetja që ngrihet është se ku do të shitet ky smartphone. Në Kinë? Amerikë? Apo edhe më gjërë. Postimi aktualisht është vetëm në gjuhën kineze, dhe nuk dihet nëse kjo ka të bëjë. Por, jashtë Kinës, Lenovo ka favorizuar kompaninë tjetër pronë të saj, Motorola.
Nëse Lenovo do t’a realizojë këtë, atëherë pak a shumë ne “do të kemi mbaruar punë” me dizajnin tradicional. Nuk ka më shumë vend për përmirësim nga përpara pas kësaj. Dhe ndoshta pyetjet do të jenë të tipit: “si duket nga pas ky smartphone”?
E ardhmja, ndoshta u takon smartphone që përthyhen.
Burimi: Ars Technica
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.