Piramida do të jetë "Pallati i Pionierëve" për Teknologjinë e Informacionit

Piramida do të jetë “Pallati i Pionierëve” për Teknologjinë e Informacionit


Piramida e teknologjisë, e shkuara dhe e ardhmja e Shqipërisë. Është prezantuar projekti i ri i transformimit dhe rijetëzimit të Piramidës në Tiranë.

Tirana si San Francisko, Piramida një ‘Silicon Valley’ që garanton zhvillim.

Në prezantimin e projektit ka marrë pjesë kryetari i bashkisë Erion Veliaj së bashku me kryeminstrin Edi Rama dhe Michael Granoff, Drejtor i bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF).

Piramida do të jetë qendra më e madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimimin dixhital, por dhe art e kulturë sipas modelit “TUMO”.

Gjatë fjalës së tij z. Granoff tha se: “Ky projekt pasqyron të ardhmen e Shqipërisë, e nëse fëmijët kanë akses në projekte të tilla ata e kanë më të lehtë të realizojnë ëndërrat e tyre, duke bërë punë me potencial të madh për vendin. Mungesa e projekteve lidhur me teknologjinë për fëmijët pas shkollës ishte një shtysë për realizimin e kësaj nisme.”

Me një fokus të veçantë tek tekonologjia e informacionit, ku fëmijët e moshës 5-18 vjeç të kenë mundësi të mësojnë teknologjinë me mbështetjen e “Fondit Amerikan të Zhvillimit” dhe qendrës “TUMO,” piramida do të jetë një shkollë novatore për software, design, kinema, film, fotografi, montazh dhe shumë prej proceseve të tjera.

Menaxhimi do të jetë i pavarur nga bashkia e Tiranës dhe do të ketë një strukturë menaxhuese përbërë nga 12 artistë.

Fotot më poshtë tregojnë vizionin e ri për Piramidën:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0