Fati juaj është që këtë shqetësim e kanë përjetuar edhe deputetët, zëri i të cilëve është lehtësisht më i dëgjueshëm. Nisur nga përvoja e tyre, deputetët në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, janë ankuar para kreut të Autoritetit të Komunikimeve Elekronike dhe Postare Ilir Zela. Ai ndodhej aty për të raportuar për aktivitetin e Autoritetit gjatë vitit 2017.
I ‘mbërthyer’ kësaj radhe nga deputet, z. Zela, premtoi nxitjen e kompanive për të rishikuar kontratat në këtë drejtim.
Po rai theksoi, se një nga problemet e ofrimit të shërbimit me cilësi në të gjithë vendin, është mungesa e mbulimit të plotë me internet. Për këtë, Zela tha se kompanitë duhet të bëjnë më shumë investime për të ngritur kulla që që do të mundësojnë shërbimin e internetit.
Për qytetarët, tarifat që pritet të ulen në të ardhmen, sipas planeve të AKEP, janë ato në roaming. Përsa u përket tarifave të tjera, Autoriteti I Komunikimeve Elektronike, vlerëson se nuk janë të larta.
Ju mund të lexoni edhe: AKEP: paketat 28 ditore të telefonisë të paligjshme. Dy kompanitë kanë afat deri me 1 qershor të kalojnë në 30 ditë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.