Të rinjt e Kievit u kanë dhënë një leksion shumë të mirë hoteleve në prag të finales së Champions League. Te rinjtë në kryeqytetin e Ukrainës, të shqetësuar për çmimet stratosferike të hoteleve për prenotimet në Maj, (kur janë akomoduar lojtarët e Liverpool dhe Real Madrid) në pritje të finales së Champions League kanë marrë situatën në dorë.
Çmimet e hoteleve kërcyen në vlera mbi 1000 % më të larta se çmimet mesatare.
Një gazetar nga Kievi, Yegor Gordeyev, është përgjigjur duke ofruar katër krevatë në shtëpinë e tij vetëm përkundrejt biletave të ndeshjes dhe pasaportave të tifozëve të huaj.
Kështu katër të rinjt të huaj, mes tyre një norvegjez përfituan ofertën duke shmangur çmimet marramendëse të hoteleve.
Idea e Gordeyev shumë shpejt u bë një trend i medias sociale dhe një numër i madh ukrainasish po hapin dyer për rastin, duke ofruar krevatë falas, përmes faqes së Facebook “Kyiv FREE couch for football fans 26/05/18”.
Çmimet në shtatorin e vitit të kaluar, (kur disa tifozë kishin prenotuar) ishin vetëm 30 euro për një dhomë. Sot ato kanë arritur në 2000-3000 euro dhe menaxherët e hoteleve nuk u janë përgjigjur klientëve të hershëm, duke i mbajtur dhomat e lira për tifozët që prenotuan së fundi.
Burimi: www. standbynordic.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.