Smartphone-ët sot janë super të hollë. Më shumë nga ajo që mendonim kohë më parë. Ata janë të ndërtuar me plastikë, xham, ose alumin, dhe këto nuk janë gjithmonë shumë të përshtatshme.
Industria, është gjithmonë në kërkim të materialeve të reja. Gjithë këto kohë, kemi parë avancime të ndryshme. Nga plastika në alumin, në alumin të përforëcuar, çelik, qeramikë por edhe titan.
Nga njëra anë, panelet metalike janë më rezistente. Por, ato pengojnë wireless charging, dhe prishin sinjalin e antenës.
Qeramika gjithashtu është një material goxha i mirë. Ai është gjithashtu shumë rezistent ndaj gërvishtjeve. Por, ai është material shumë delikat.
Një nga produktet më unik, është druri. Në vitin 2014, Motorola prezantoi Moto X me një opsion për kapakun e pasëm prej druri. Alternativë kjo, kundrejt lëkurës ose plastikës.
Por, super druri, është pak më shumë se thjesht dru. Ky produkt arrihet nëpërmjet një procesi, i lindur nga University of Mariland. Shkencëtarët, pretendojnë se super druri, është një material më i fortë edhe se titani.
Kështu, super druri është më solid dhe më i fortë se sa druri normal.
Rezultati, është një material rreth 12 herë më i fortë se sa druri i zakonshëm.
E gjithë kjo, është tepër intriguese për prodhuesit, të cilët tashmë mund të kenë një material goxha më të lirë, dhe me një pamje tepër klasike dhe njëkohësisht mondane. Kështu druri, mund të zërë vendin e qeramikës, plastikës apo aluminit e titanit. E gjithë kjo, përsa i përket pjesës së pasme të smartphone.
Burimi: Android Authority
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.