Dhjetë sipërmarrje dhe dy administrator publikë u vlerësuan këtë fillim viti me çmimin “Bleta e Artë”, një event që organizohet nga Kryeministria. Vlerësimi për sipërmarrjet erdhi për arsye të ndryshme, sigurisht me fokus ndikimin që kanë sjellë mes sipërmarrjeve dhe në komunitet. Businessmag sjell profilet e disa prej këtyre kompanive dhe intervistë me përfaqësuesin e një prej kompanive që po jep kontribut në formimin profesional të të rinjve në Vlorë.
Aplication Management Development. Me një përvojë më pak se një vjeçare, kompania operon në fushën e zhvillimit të softëare-ve dhe jo vetëm. Përmes përdorimit të pajisjes të rrjetit të teknologjisë kompania siguron flukse ndërlidhëse, punon në ofrimin e platformave mobile për punonjësit. Klientët, sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie, pavarësisht sektorëve ku operojnë, janë para sfidës së përbashkët: ata duhet të aplikojnë teknologjinë përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës së shtuar në mënyrë të tillë që të mund të përdoret për të ulur kostot dhe në të njëjtën kohë arrijnë rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe efikasitetit.
Artikulli u publikua më parë në faqen 35 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.
Berat Konfeks është një shoqëri tërësisht shqiptare, e hapur në vitin 2003. Prodhon veshje intime të të gjitha kategorive, me qendër në ish repartin e tekstileve në Berat. Me një sipërfaqe prej 4000 metra katror aktualisht numri i punonjësve është 200. Ajo është e pajisur me certifikatën ISO:9001 2008 për cilësinë. Prodhon për marka të rëndësishme si Liabel, Original Marines, Coop Italia, Lepel, etj.
Outdoor Albania është një kompani turoperator në Shqipëri. Kompania ofron ture në grup dhe private për turistët që vijnë nga destinacione të ndryshme. E specializuar në ture hiking një dhe disa ditë, ture ciklistike dhe të trashëgimisë. Në gamën e shërbimeve, operatorët e out door ofrojnë edhe turizmin e aventurës si kayaking e rafting. Një grup i vogël pune me talent dhe ambicie. Të bësh diferencën, është motoja e kësaj kompani.
Euro Elektra. Motorët elektrikë me fuqi të lartë kërkojnë shumë energji në momentin e nisjes për të filluar më tej lëvizjet. Fillimisht motorët janë të lidhur me Star dhe vetëm kur arrijnë në regjimin e tyre normal, lidhja transformohet në një trekëndësh. Për të transformuar një konfigurim nga ‘’star’’ në “trekëndësh” do të thotë të gjesh të njëjtën vlerë rezistence. Bashkimi i vlerave të rezistencës, në të tre pikat e lidhjes, ka frymëzuar krijimin e EuroElektra që identifikohet nga tre faktorë ekuivalentë.
Intervistë me Giorgio Barbieri drejtues i “Diamond Hill”
Cilat mendoni se janë arësyet që fituat çmimin Bleta e Artë?
Kompleksi Diamond Hill, përveçse është i përmbushur për një atraksion turistik në nivele të larta, pasi zotëron një sallë të madhe lojërash për fëmijë, një hotel me 50 apartamente cilësore, restorantin me pamje nga deti, dhe një SPA të jashtëzakonshme, Wellness e pishinë, ka mundësinë të formojë personelin në një spektër të gjerë drejt profesionalizmit, që të plotësojë standardet e cilësisë europiane të turizmit.
Për këtë arësye na dhanë çmimin për aftësitë tona, ose më saktë, vullnetin tonë për të formuar studentë të shkollës së hotelerisë, të cilët kanë dëshirë të vazhdojnë studimet e njëkohësisht të magjepsen me realitetin e punës turistike, me klientë të vërtetë dhe në orare jashtëshkollore.
Cili është raporti juaj me praktikat profesionale? Bëhet fjalë për një traditë tuajën, apo institucionet janë paraqitur tek ju?
Në tetor të vitit 2016 jam paraqitur në Shkollën Tregtare në Vlorë. Kërkova të flas me drejtoreshën. U prezantova dhe tregova që në Itali, bëja edhe trajnerin në një shkollë hotelerie. Isha i disponueshëm të merrja disa nxënës për disa orë dhë t’u bëja një formim në shërbimin e turizmit, drejtpërdrejt në kompleks.
Nuk fsheh faktin që më kanë parë me një lloj hezitimi e madje edhe ortakët e mi ishin pak të bindur në këtë punë. Por, së bashku i tejkaluam këto pengesa të para.
Menjëherë më ka kontaktuar një shoqatë zvicerane, që merrej me formimin profesional në Shqipëri, kryesisht në Kryeqytet dhe në veri të vendit. Ishin të organizuar në mënyrë perfekte dhe mua më pëlqen saktësia zvicerane. Me ta ishte e lehtë të organizohej për herë të parë në Vlorë një kurs formimi jashtë shkollës! Me të vërtetë një kënaqësi të vlerësohesh nga Zv.ambasadori i Zvicrës si “pionier” i formimit në Vlorë.
Por, kënaqësia më e madhe, është të dish që këtë vit shumë aktivitete të drejtuara nga shqiptarë, kanë ndjekur hapat tanë dhe nxënësit që kanë marrë formim jashtë shkolle janë mbi 100.
Prej sa kohësh është në këmbë aktiviteti juaj, e mbi të gjitha, si po qëndroni në treg. Cilat janë sfidat e biznesit tuaj dhe sektorit?
Kompleksi Diamond Hill, është rritur pak nga pak. Fillimisht salla e lodrave. Në 2016 hoteli dhe qendra e Wellness, SPA e pishinë dhe në 2017 restoranti.
Vlora ka potenciale turistike të dukshme, por tani është e fokusuar të punojë intensivisht vetëm dy muaj në vit.
Kjo nuk ka logjikë pune dhe nëse nuk ndryshohet trendi, mund të jetë vërtëtë e vështirë të tërhiqen investime të tjera. Por, këtu duhet të ndërhyjë një politikë serioze, si në nivel lokal edhe qeverisës.
Së pari, nevojitet një turizëm dimëror. p.sh. ai kushtuar pensionistëve të gjithë Europës. Mundësia për të kaluar një pjesë të dimrit të tyre të acartë jo në vend të tyre por në një vend të bukur. Por, nevojiten kapacitete pritëse specifike mbi të gjitha me prani mjekësore në veçanti në qendrat turistike të përmasave të mëdha. Ndaj paketa ad hoc për pensionistët nga nëntori në mars me kosto relativisht të ulëta, për minimalisht 60/90 ditë qëndrim.
Së dyti, pritje turistike të shoqatave motocikliste të Europës veriore. Disa aktivitete duhet të cilësohen nga vetë shoqatat.
E njëjta gjë vlen edhe për dashamirësit e bicikletave, me xhiro të përditshme në det e mal, posaçërisht për ta, me ndalesa eno-gastrionomike në ferma. Ka qindra mijëra praktikues biçikletash.
Të treti, turizmi i atyre që i duan kafshët dhe nuk duan t’i lënë në shtëpi, apo në qendrat e e posaçme. Sipërmarrjet duhet të përshtaten me nisma që presin qentë dhe macet.
Së katërti, turizmi i krocierave. Duhet të lirohet tregu nga pengesa absurde dhe të liberalizohet sistemi nautik.
E gjithë kjo duhet të shpërndahet përmes një publikimi të nivelit të gjerë nga Ministri i Turizmit.
Cilat janë projektet tuaja të ardhshme, e mbi të gjitha për sa u përket praktikave profesionale për të cilat keni marrë çmimin?
Të nxisim aktivietet e formimit në fushën e turizmit dhe hotelerisë, ndoshta me një binjakëzim të stazheve në shkolla të tjera italiane.
Të nisim një seri të re formimi me Shkollën Industriale, për shembull, mirëmbajtja teknike në komplekset turistike, si p.sh. mirëmbajtja e pajisjeve të ngrohjes e ftohjes të njësive të mbajtjes së ujit dhe ajrit në pishina impianteve elektrike, hidraulike, fotovoltaike dhe hidro solare.
Ja kush janë fituesit:
Çmimi “Made in Albania” = Euro Fish
Çmimi “Green” = EuroElektra Shpk
Çmimi “Inovacon” = Aplication Development Management
Çmimi “Sipërmarrja Turistike” = Out Door Albania
Çmimi “Biznesi Gjithëpërfshirës” = Berat Konfeks
Çmimi “Start Up” = Alb Industria
Çmimi “Praktika Profesionale” = Diamond Hill
Çmimi “Përgjegjësia Sociale” = Yunus Social Business
Çmimi “Gratë Sipërmarrëse” = Fed Invest
Çmimi “Punëdhënësi i Vitit” = Foshner
Çmimi “Administrator i vitit’’ = Perlat Kapisyzi, Drejtor i Siptalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Çmimi “Administratorja e vitit”= Vasilika Vjero, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 35 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.