Përmes rrjetit social Facebook, Rama tregon se kompania është duke kërkuar kryesisht të rinj të moshave 21-29 vjeç me kriter të vetëm aftësitë e mira në komunikim.
“Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur,” shkruan kryeministri.
Aplikimet e të interesuarve duhet të dërgohen në adresën elektronike apliko@airalbania.com.al. Fluturimet e para të kompanisë pritet të jenë në drejtim të aeroporteve rajonale si Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Zagreb, por edhe pika të tjera në Europën Perëndimore.
Kryeministri shkruan: “Ambicia jonë është që AIR ALBANIA të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikëpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.