Shkrimi Akademik dhe Metodologjia e Kërkimit në Punimin Shkencor - Business Magazine Albania

Shkrimi Akademik dhe Metodologjia e Kërkimit në Punimin Shkencor


Student Economic Forum në bashkëpunim me Albanian Young Leaders Forum më datë 2 dhe 3 Maj 2018, ora 16:30 – 19:00 do të zhvillojë një trajnim dy ditor me temë “Shkrimi Akademik dhe Metodologjia e Kërkimit në Punimet Shkencore”.

Cilësia e punimit të një projekt kursi, teme diplome apo mikroteze nga ana metodologjike, përmbajtësore dhe vizuale është e lidhur ngushtësisht me respektimin e normave, rregullave dhe standardeve të shkrimit akademik dhe metodologjisë së kërkimit në çdo punim shkencor. Sa me i lartë të jetë niveli i dijeve dhe njohurive rreth shkrimit akademik dhe metodologjisë të kërkimit aq më minimale do të jenë gabimet në çdo punim të fushës akademike dhe jo akademike që ne mund të realizojmë.

Për të gjithë studentët dhe kërkuesit e rinj që dëshirojnë të përmirësojnë njohurit rreth shkrimit akademik dhe metodologjisë së kërkimit janë të ftuar për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi, i cili do të mbahet nga lektor të fushës.

Tematikat që do të trajtohen në akademi janë:

• Shkrimi si mjet komunikimi dhe efektet e tij
• Procesi i të shkruarit: Mbledhja e informacionit dhe Organizimi i materialit
• Kuptimi i stilit dhe përdorimi i një stili të efektshem
• Format e paraqitjes së dorëshkrimeve
• Modelet bazë të të shkruarit në shkrimin teknik
• Prezantimi vizual i informacionit teknik
• Përgatitja e një eseje
• Planifikimi i kërkimit
• Rishikimi i literaturës
• Problemi dhe objektivat e kërkimit
• Kuadri konceptual
• Metodat dhe procedurat e kërkimit
• Besueshmëria dhe vlefshmëria e dijes
• Bazat filozofike të kërkimit
• Etika në Kërkim

► Aplikoni këtu:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfxuswWNUsMvZ6U-to99MBZNI6X-R75ddicF8KPAv1WQYD2vw/viewform

Datat e zhvillimit të trajnimit:

– 1 Maj 2018, ora 16:30 – 19:00
– 2 Maj 2018, ora 16:30 – 19:00

► Kush pranohet në akademi:

– Studentët
– Të rinjtë

► Politikat e pagesës për pjesëmarrje

– Anëtarët e SEF: 1000 lekë (të reja) (-50 %)
– Studentët dhe të rinjtë e tjerë: 1000 lekë (të reja)

Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do pajisen me CERTITIKTE Pjesëmarrje.

Afati përfundimtar i aplikimit: 29.04.2018

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0