Inovacioni kryefjalë e Olimpiadës së Aftësive

Inovacioni kryefjalë e Olimpiadës së Aftësive


Është hapur edicioni i tretë i Olimpiadës së Aftësive në Tiranë. Rreth 35 shkolla e qendra të arsimit profesional në vend, po ndajnë arritjet dhe objektivat e tyre për të ardhmen në panairin e hapur në Expo City.

Eventi u përshëndet nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj, të cilët theksuan “etjen” ende të lartë të sipërmarrjeve për profesionistë.

Ministri Ahmetaj tha se “Inovacioni është në themel të asaj që po ndodh me arsimin dhe formimin profesional, me qasjen që ne si qeveri po mundohemi të materializojmë për të zhvilluar e reformuar sistemin, por edhe në reflektim të tendencave globale, qoftë në aspektin ekonomik, por dhe atë të zhvillimit të industrive, të industrisë së komunikimit”.

Lexoni: Java e Praktikave Profesionale drejt përmbylljes. Lançohet në Tiranë Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale

Prezantimi i disa punimeve të nxënësve në tekno, gastronomi, tekstile dhe shërbime turistike, flet për dështirën e rritur tek të rinjtë për të realiyuar dicka të tyren. Një dorë robot që të përshëndet duke të shtrënguar dorën, realizuar nga një grup nxënësisht teknike dhe programues të shkollës “Gjergji Canco”, tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëvë në panair. Ndërsa në shumë stenda prezantohen punimet në dizenjo e realizim produktesh deri tek panelet diellore, apo përdorimi i energjisë së rinovueshme në një cikël të mbyllur.

Entuziastë për disa nga këto arritje janë përfaqësuesit e projektit Aftësi për Punë, në Shqipëri, të cilët po mbështesin një rrjet shkollash në të gjithë vendin.

Fatjon Dragoshi, Menaxher i Projektit “Aftësi për Punë”, tha për Business Mag, se objektivi i këtij panairi është që të rinjtë të çojnë përpara projektet e tyre, përmes mbështetjes së shkollës.  Ai theksoi se ka një interes të shtuar të drejtuesve të shkollave për të bashkëpunuar me sipërmarrjet në praktikat e formimit profesional, ndërsa panairi po rrit shanset për të dy palët.

https://www.youtube.com/watch?v=lt5cvdCsnPY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0