Java e Praktikave Profesionale drejt përmbylljes. Lançohet në Tiranë Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale

Java e Praktikave Profesionale drejt përmbylljes. Lançohet në Tiranë Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale


Ngritja e kësaj Aleance lind si nevojë për zhvillimin e mëtejshëm të tregut profesional. Prej një viti, Projekti Aftësi për Punë (S4J), projekti i Swisscontact, ka ndihmuar shkollat të krijojnë marrëdhënie me bizneset që të sigurojnë praktikat më të mira profesionale për nxënësit në katër shkolla të mesme profesionale në vend, ndërsa po zgjeron rrjetin e tyre.

Në kuadër të Javës së Praktikave Profesionale, të mërkurën dhe të enjten u zhvilluan dy panaire të praktikave profesionale në shkollën tregtare Vlorë, dhe në shkollën “Kristo Isak” në Berat dhe konferenca në lidhje me zhvillimin e sektorit të turizmit në shkollën “Hamdi Bushati”, Shkodër.

Në shkollën tregtare të Vlorës, Drejtoresha Shpresa Saliaj thotë se, “morën pjesë 23 biznese të cilat intervistuan 80 nxënës”.

Në shkollën e mesme në Berat 43 nxënës të profilit hoteleri turizëm u intervistuan nga përfaqësues të 20 bizneseve. Gjithashtu, nxënës të viteve më të larta në shkollën e turizmit si dhe nxënës të profilit ekonomik, u ekspozuan te bizneset duke krijuar dhe konkluduar në mundësi potenciale për praktika profesionale afatgjata. Drilon Shameti, pronar i Restorant “Driloni” dhe Muhamet Ago nga piceri “Ago”, sollën eksperiencat e bizneseve të tyre dhe të praktikave me nxënësit e shkollës, në workshop-et e organizuara në ambientet e shkollës. Z. Shameti ndau eksperiencën e tij të marrë nga vizita studimore në Zvicër javët e fundit. Gjithashtu, nxënës të viteve më të larta, ndanë përvojën e tyre me nxënësit e klasave të 10-a mbi realizimin e praktikave pranë bizneseve.

Në shkollën profesionale “Hamdi Bushati” u inagurua ambjenti i ri i mundësuar nga projekti S4J, “Qendra e Karrierës” e cila siguron ecurinë e këtij projekti. Pjesëmarrësit patën mundësi të shihnin nga afër punimet e studentëve në realizimin e eventeve. Në fjalimin përshëndetës, drejtoresha e shkollës znj. Jasmina Lumanaj u shpreh oprtimiste për partneritetin me 13 bizneset e pranishme dhe projektin “Aftësi për Punë”. Ky partneritet synon zhvillimin e një turizmi cilësor, i cili është një faktor rritës për ekonominë e qytetit të Shkodrës. Konferenca e drejtuar nga z. Fation Dragoshi, menaxher i projektit S4J, prezantoi për bizneset dhe mësuesit e shkollës objektivat kryesore që ky projekt kërkon të realizojë në vitet e ardhshme. Gjithashtu dialogu i ndërtuar nga paneli nxorri në pah sfidat dhe frytet që sjellin praktikat profesionale.

Me mbështetjen e 13 bizneseve në sektorin e shërbimeve, konferenca “Rritja e turizmit = Më shumë praktikantë” u finalizua me firmosjen e memorandumit, një dokument që garanton një bashkëpunim natyral për të dyja palët; biznesin dhe shkollën “Hamdi Bushati”.

Në ditën përmbyllëse të javës së praktikave profesionale, u zhvillua në Vlorë konferenca mbi Kontributin e Sektorit Privat në Zhvillimin e Aftësive Profesionale në Shqipëri. Objektivi i kësaj konference ishte ndërgjegjësimi i bizneseve mbi sponsorizimin si pjesë e përgjegjësisë së tyre sociale.

Një model i bashkëpunimit të mirë biznes-shkollë është shkolla industriale “Pavarësia” në Vlorë. Falë projektit, së fundmi mësimi në këtë shkollë zhvillohet sipas metodave bashkëkohore.

Falë mbështetjes së kompanisë zviceriane SICPA në këtë shkollë është ngritur laboratori i printerit 3D (me ambiente të reja dhe 3 printera 3D); SICPA, së fundi, është ndër themeluesit e dhomës së tregtisë Shqiptar-Zviceriane.

Pajisjet e ndriçimit të shkollës janë mundësuar falë mbështetjes së kompanisë me përvojë në këtë fushë Albaelettrica.

Lançohet Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale

Pasditja e kësaj të premte shënon përmbylljen me sukses të javës së Praktikave Profesionale. Në takimin përmbyllës që do të zhvillohet në ambientet e hotel Plazza, lançohet Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale. Aleanca do të funksionojë si një njësi që bashkon bizneset që kanë përqafuar nismën e projektit dhe mirëpresin nxënës për të zhvilluar praktika mësimore afatgjata (në ambientet e tyre apo sipas modelit në distancë). Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale është krijuar mbi modelin e Aleancës Europiane për Praktikat Profesionale dhe do të funksionojë gjithashtu si një platformë lehtësuese për bizneset dhe kompanitë që përfshihen në skemën e ofrimit të praktikave profesionale afatgjata.

Ky projekt gjithashtu është mbështetur nga Security Solutions Albania Sh.p.k, një degë e SICPA SA, që vepron përmes Marrëveshjes së Koncesionit për Themelimin dhe Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Pullave Fiskale dhe SWISSA, Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Zviceriane.

#Kontakt

Mediat e interesuara janë të ftuara të marrin pjesë. Për më tepër informacion dhe një program të detajuar të javës na shkruani në adresën: ines.poshnjari@swisscontact.org

Vlerësojmë bashkëpunimin tuaj duke e publikuar artikullin në mediat që përfaqësoni!

Rreth “Aftësi për Punë” dhe Swisscontact

Projekti ‘Aftësi për Punë’ (S4J) është një projekt i mandatuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swisscontact (SC), një fondacion i pavarur zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar. Swisscontact operon në Shqipëri që nga viti 1992 me zbatimin e projekteve që kanë në fokus zhvillimin e Arsimit dhe Trajnimit Profesional, si dhe Zhvillimin e Sektorit Privat. Swisscontact bazohet në qasje inovative, bashkëpunim me sektorin privat, një fokus të fortë në mësimin praktik, orientim drejt botës së punës, decentralizim me përfshirjen e palëve të interesuara lokale dhe kontributet në reformimin e sistemeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0