Aktiviteti i kompanive të regjistruar në parajsa fiskale, kryesisht në sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit, është ngritur vazhdimisht si shqetësim nga përfaqësuesit e biznesit në vend. Konfindustria vëren se rasti i fundit i falimentimit dhe largimit pa adresë të kompanisë së tregtimit të naftës “Gulf” me pasoja të rënda financiare për shumë qytetarë shqiptarë, shpreh qartë rrezikshmërinë e pranisë së kompanive “offshore” për ekonominë dhe interesin publik.
Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë ëren se, “i kemi kërkuar me kohë ekzekutivit shqiptar, që kompanitë offshore nuk duhet të lejohen të jenë të pranishme në sektorët strategjikë të ekonomisë dhe nuk mund të lidhin kontrata të çfarëdo tipi me institucionet publike të vendit”.
Sipas Konfindustrisë, kompanitë e pranishme në kontrata shtetërore dhe sektorë strategjikë, duhet që brenda një afati kohor të shkurtër të zbardhin pronarët e vërtetë. Në rast të kundërt rrezikojmë të prishim rregullat e konkurencës ndërmjet bizneseve, të rritet mundësia e qarkullimit dhe pastrimit të parave të “zeza”, të dëmtohet financiarisht buxheti i shtetit, etj. për këtë, Konfindustria përmend falsifikimin e garancisë bankare prej 80 milionë dollarë në rastin e privatizimit të dështuar të AlbPetrol, falimentimin e përsëritur të kompanive “offshore” të kompanisë Armo, me qindra milionë euro dëm ekonomik, etj.
Përfaqasia e biznesit vlerëson të papranueshme mungesën e reagimit të qeverisë shqiptare pavarësisht rasteve të shumta të përsëritura me dëme financiare prej qindra milionë euro ndaj buxhetit të shtetit, qytetarëve dhe interesit publik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.