Social Impact Award 2018: Kur të bërit biznes bëhet humane njëkohësisht

Social Impact Award 2018: Kur të bërit biznes bëhet humane njëkohësisht


Përpara se të flasim pak më shumë për Social Impact Award 2018, le të flasim pak për bizneset sociale në veçanti.

Qëllimi primar i bizneseve tradicionale, është të gjenerojnë sa më shumë të ardhura. Bizneset sociale, kanë një filozofi “jo-humbje, jo-divident”. Gjëja më kryesore është që biznesi të gjenerojë të ardhura për të mbajtur veten e vet. Biznese të tilla krijohen për të luftuar varfërinë dhe investitorët, nuk marrin mbrapsht asgjë më shumë ose më pak se kontributi i tyre primar.

Teori të tilla, duken tepër utopike për realitetin shqiptar. Kjo sepse pas rënies së komunizmit vendi ynë adaptoi një kulturë biznesi pak sa të çuditshme. Për më tepër, edhe për vendet e zhvilluara, biznese të tilla nuk janë edhe aq të zakonshme.

Social Impact Award

Në Shkodër, në fillim të këtij muaji, Yunus Social Business Balkans lançoi eventin e Kick Off-it për programin Social Impact Award.

Social Impact Award (SIA) është programi më i madh për sipërmarrjen sociale për të rinjtë dhe zhvillohet në 25 shtete të ndryshme. Ky program edukimi dhe akselerimi organizohet për herë të dytë në Shqipëri në kuadër të programit “Rritja e Sipërmarrjeve Sociale në Shqipëri” që zbatohet nga Yunus Social Business në bashkëpunim me USAID Albania, në partneritet me Impact Hub Viena. Programi do të shtrihet në të gjithë vendin me 18 trajnime lokale në 12 qarqe të vendit.

Në eventin e hapjes morën pjesë rreth 60 pjesmarrës. Gjatë trajnimit të rinjtë e Shkodrës u njohën jo vetëm me SIA-n dhe misionin e këtij programi, por gjithashtu diskutuan në formë bashkëbisedimi mbi idetë e tyre dhe se si mund t’i strukturojnë dhe implementojnë këto ide duke i kthyer në sipërmarrje sociale të qëndrueshme dhe të sukseshme. Biznesi social nuk kërkon vetëm një ide të mirë dhe një dëshirë të madhe, kërkon një punë dhe motivim maksimal, objektiva të qarta dhe trajnimin e duhur.

Social Impact Award

Inspirim i të rinjve për tu përfshirë në veprimtari sipërmarrëse, edukim nëpërmjet eventeve dhe trajnimeve, lidhje e të rinjve me komunitete miqësore e inspiruese sipërmarrësish si dhe mbështetje për ekipet më të mira me këshillim, mentorim dhe lehtësim të aksesit në financim për testimin dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të tyre sociale, janë një pasqyrë e asaj çfarë SIA Albania synon të transmetojë gjatë të gjitha trajnimeve lokale që do të zhvillohen gjatë periudhës Prill – Maj.

Kjo përvojë është e vlefshme për studentët dhe shoqërinë, pavarësisht nëse studentët zgjedhin t’i aplikojnë njohuritë e tyre si sipërmarrës socialë, në organizata publike ose private. Social Impact Award beson në potencialin e të rinjve për të bërë ndryshimin. Ajo mbështet supozimin dhe përvojën që një shumicë e madhe e të rinjve dëshiron të ketë një ndikim pozitiv në shoqëri dhe ka talentin dhe energjinë e duhur për ta bërë këtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0