Blockchain, teknologjia inovative që po ngjall kuriozitet edhe për shqiptarët

Blockchain, teknologjia inovative që po ngjall kuriozitet edhe për shqiptarët


Bitcoin, trendi që ka ngritur shumë pikëpyetje në ekonominë botërore, nuk është i panjohur për geeks-at shqiptarë.

Ndonëse të paktë janë ata që ia dinë vlerën dhe investojnë në të, të enjten në shtëpinë e teknologjisë “Protik”, “Business Mag” ndoqi seminarin “Mining and Trading Cryptocurrencies” për të kuptuar më shumë rreth kriptomonedhave.

Seminari mining dhe trading trajtoi dy pjesë shumë të rëndësishme në botën e kriptomonedhave, dy nga elementët më të përfolur dhe ku ka një nivel të lartë disinformimi, sidomos nga media e gjerë. Kjo ishte dhe arsyeja që nxiti realizimin e këtij seminari me synimin për të informuar dhe edukuar publikun.

Elio Pashaj mbajti një prezantim informues duke krijuar një ide të përgjithshme për kriptomonedhat rëndësinë dhe përdorimin e tyre. Elio është Inxhiner Elektronik dhe i Telekomunikacionit, i cili punon si IT specialist dhe gjithashtu është themelues i Ethereum Albania. Prej më shumë se 1 viti është investitor në kriptomonedha dhe fitues i Nasa Space Application për Shqipërinë, fokusi i tij në të ardhmen do jetë blockchain si një metodë për sigurinë kibernetike.

Gjatë prezantimit u njohëm me histori të ndryshme suksesi dhe dështimi në botën e Bitcoin, si ajo e Erik Finman 11 vjeçari që vodhi 12$ nga pensioni i gjyshes për t’u bërë pjesë e rrjetit të kriptomonedhave. Sot ai gëzon një pasuri me vlerë 1,5 milionë dollarë.

Vëmendja rreth kriptomonedhave po rritet me kalimin e kohës. Aktualisht, kompanitë e ndryshme kanë filluar të investojnë në Miming Farms, një qendër të dhënash e pajisur teknikisht për të ruajtur bitcoin dhe kriptomonedha të tjera. Ajo më e madhja ndodhet në Kinë.

Si çdo gjë dixhitale, siguria është elementi më i diskutueshëm për transaksione të tilla. Sipas Elios, Bitcoin është i sigurtë dhe i pakompromentueshëm. Nëpërmjet grafikëve ai na tregoi se në një Blockchain, Miners-at nuk lejojnë ‘vjedhjen’ e blloqeve nga hakers-at.

Për sa i përket Trading morëm disa këshilla të vlefshme:

  • Investo aq sa mund të përballosh humbjet
  • Kushtoji rëndësi çmimit të Bitcoin
  • Diversifiko portofolin tënd
  • Mos u bëni lakmitar (shumë e rëndësishme kjo, nëse nuk doni të humbisni vlera të mëdha)
  • Investoni në monedha long-term
  • dhe sigurisht, mësoni nga gabimet

Por sa e vlefshme është kjo teknologji në tregun shqiptar?

Klajdi Turlla, pjesë e stafit organizues, tregon se aktualisht ka një interes mjaft të madh nga institucionet private apo publike për të punësuar persona që kanë informacione bazë apo të thelluara në këtë teknologji. Gjithashtu ka persona të cilët po punojnë për iniciativa të reja. Një nga synimet e Blockchain Western Balkans është dhe identifikimi i këtyre personave apo kompanive, për t’i lidhur më pas me komunitetin e gjerë.

Ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte interesimi dhe pjesëmaraja e lartë në sallë. Kjo falë angazhimit të Blockchain Western Balkans për të realizuar aktivitete informuese rreth fushës. Tashmë ky komuniteti përbëhet nga më tepër se 500 persona.

Duhet theksuar që synimi i këtij komuniteti është edukimi mbi Kriptomonedhat dhe mbi Blockchain por edhe mbi teknologji të tjera të ngjashme me natyrë të decentralizuar apo siç quhen Distribute Ledger Technologies (DLT).

Në vazhdimësi të këtyre seminareve do të mësojmë akoma dhe më shumë për këtë “rrjet të komplikuar” por inovator. Sepse BusinessMag e përkrah teknologjinë dhe e ardhmja është dixhitale!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0