“Këshillimi drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes” – C4EE është ndër projektet aktive të Swisscontact Shqipëri i cili bazohet mbi qasje dhe koncepte inovative për përfshirjen në tregun e punës të të rinjve (përfshirë edhe ata nga kategoritë në nevojë) dhe orientim drejt punësimit apo vetë-punësimit. Qasja e cila filloi në vitin 2010 dhe vazhdon deri në 2020 synon të përfshijë bashkëpunimin me partnerët shtetërorë, të shoqërisë civile dhe sektorit privat në një qasje më sistematike.
Duke synuar zhvillimin e modeleve të bashkëpunimit me sektorin privat, ne po kërkojmë:
Kompani të Sektorit Privat
Të cilat:
- Ndodhen në territorin e Shqipërisë;
- Janë sipërmarrje të mesme ose të mëdha;
- Kanë nevoja për identifikimin dhe trajnimin e stafit të ri;
- Janë të interesuar të hapin dyert për programe zhvillimi dhe të ndihmojnë punësimin e të rinjve (përfshirë edhe ata nga kategoritë në nevojë);
- Janë të hapur për të bashkëpunuar dhe të kontribuojnë drejt ndryshimit pozitiv dhe zhvillimin e biznesit të tyre;
- Janë efikas në kohë dhe burime gjatë bashkëpunimit;
- Ofrojnë një anëtar të stafit për këtë ndërhyrje.
Bashkëpunimi synon:
- Rritjen e kapaciteteve të këtyre kompanive dhe stafit të tyre për të identifikuar dhe këshilluar (trajnuar) punonjësit e rinj bazuar në eksplorimin e profesioneve dhe testimin (në bashkëpunim me Universitetin e Lucernës, Zvicër);
- Analizën e nevojave dhe mundësive brenda kompanive;
- Ndihmën për zhvillimin e Cikleve të Këshillimit në Biznes;
- Promovimin e partnerëve dhe modeleve pozitive në nivele të ndryshme komunikimi;
- Shkëmbimin mes partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Kompanitë e interesuara të dërgojnë një letër shprehje interesi dhe përshkrim të kompanisë brenda datës 15 Maj, 2018 në adresat:
al.info@swisscontact.org DHE kleidor.rustemi@swisscontact.org
Për më shumë informacion, ju lutemi të referoheni në: http://www.swisscontact.org/en/country/albania/our-office/jobs.html
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.