Për vitin e 3 rradhazi, Universiteti Katolik i Leuven, ka kryesuar renditjen e listës së Reuters për universitetet më inovativ në Europë. Kjo listë identifikon dhe rendit universitetet të cilat kanë bërë më shumë në shkencat e avancuara, shpikjet e teknologjive të reja, dhe fuqizimin e tregjeve dhe industrive.
UK Leuven, është themeluar në vitin 142 nga Papa Martin V, në rajonin Flanders të Belgjikës. Gjatë gjithë kohës, ajo është njohur për influencën e madhe në inovacion dhe përgatitjen e njerëzve të aftë. Shumë patenta të këtij universiteti, janë bërë pjesë e industrisë dhe janë përmendur nëpër shumë studime. Ky, është një nga kriteret bazë të listës së Reuters. Kjo, e realizuar në bashkëpunim me Clarivate Analytics.
Në një të përgjithshme, 3 vendet e para kanë mbetur të pa ndryshuara që prej 3 vitesh tashmë. Në vendin e 2 gjendet Imperial College London, dhe në vendin e 3 University of Cambridge.
Universitetet e tjera më pas kanë bërë vetëm ndrshime të vogla.
Në vendin e 4 gjendet Federal Polytechnic School of Lausanne, e cila është ngjitur 1 pozicion më sipër nga viti i shkuar. University of Erlangen Nuremberg gjendet në vendin e 5, edhe ky 1 poziocion më sipër se viti i shkuar.
Më pas vjen Technical University of Munich në vendin e 6, me rënie 2 pozicione. The University of Manchester në vendin e 7 me 9 pozicione rritje. Në vendin e 8 University of Munich me 4 pozicioni rritje. Gjithashtu edhe Technical University of Denmark në vendin e 9 me 5 pozicione rritje.
Listën e 10 universiteteve më inovativ mbyllet me një institucion Zviceran. ETH Zurich, gjendet në vendin e 10, me 1 pozicion rritje.
Kjo, mund të jetë një referencë e mirë për të gjithë studentetë e rinj, apo ata që duan të thellojnë njohuritë e tyre.
Burimi: Reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
