Pezullohen lejet mjedisore, drejt falimentit mbi 100 kompani riciklimi

Pezullohen lejet mjedisore, drejt falimentit mbi 100 kompani riciklimi


Mbi 100 biznese private në industrinë e riciklimit janë me aktivite të pezulluara. Ministria e Mjedisit, pas një kërkese të Bashkisë së Tiranës ka pezulluar në masë lejet mjedisore duke paralizuar kështu të gjithë zinxhirin e grumbullimit, përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të lëndëve të para të ricikluara.

Në një takim të zhvilluar në Tiranë, sipërmarrësit theksuan se, “masat administrative kanë qenë arbitrare dhe të jashtëligjshme. Kontrollet në masë nga Hetimi Tatimor, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mjedisit, janë shoqëruar me pezullim të lejeve mjedisore. Kjo ka bërë që i gjithë sektori të paralizohet”.

Vullnet Haka, një prej drejtuesve të Shoqatës së Ricikluesve, ka theksuar se njoftimi i pezullimit në këto kompani ka ardhur pa një akt konstatimi më parë.

Një pjesë e mirë e kompanive vlerësohet të kenë nisur procedurat ligjore në Gjykatën Administrative, por ata theksojnë se po u bëhen dëme të pa rekuperueshme në biznes. Ilias Mehmeti, një prej sipërmarrësve, tregon se leja i është pezulluar edhe pse më parë Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë, dhe ka ngarkuar me përgjegjësi ligjore institucionet publike, për shkelje të procedurave në kontrolle dhe vendimmarrje për ndërprerjen e aktivitetit. Dëmi që instancat publike duhet t’i paguajnë kësaj kompanie sipas Gjykatës Administrative arrijnë në 12 milionë lekë.

Arben Rezuli, përpunues i metaleve prej më shumë se 20 vitesh në treg, furnizon më lëndë të parë material alumini, kompani automobilistike në Europë. Ai thotë se biznesi i tij po rrënohet, ndërsa mijëra familje në Tiranë me të ardhura të ulëta, bëhen subjekt i nevojës për ndihmë ekonomike”. Resuli shprehet se, “Bashkia e Tiranës nuk do të mund të arrijë ta pastrojë Tiranën me një kompani të vetme”.

Kompanitë e riciklimit prej pesë vitesh, operojnë me kapacitet të reduktuar pasi, me ligj u është ndaluar të importojnë lëndë të parë dytësore.

Në vend vlerësohet të oprojnë mbi 200 fabrika e punishte riciklimi, me vlerë totale investimi në makineri prej 250 milionë euro. Sot, pjesa më e madhe e qeseve plastike, letrave e kartonit ambalazh, realizohen në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0