Në ditët e para të aktivitetit të bursës, tregtimi i titujve të qeverisë ishte rreth 650 milionë lekë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Bursa Shqiptare e Titujve, ASLE, volumi i tregtimin në ditët e para ishte i kënaqshëm, ndonëse numri i transaksioneve ende është i kufizuar.
Lexoni : https://businessmag.al/krijohet-bursa-e-titujve-nis-tregtimi-i-titujve-te-qeverise-permes-burses/
Bursa e Titujve regjistron shtatë transaksione, ku në pesë prej tyre u tregtuan bono thesari dhe dy të tjerat obligacionet qeveritare. Për nga vëllimi I transaksioneve në vlerë, bonot e thesarit përbënin 85% të shumës së tregtuar, ndërsa obligacionet 15%.
Tregtimi i Titujve nga Bursa (ASLE) nisi rreth dy javë më parë. Sipas licensës së Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në korrik të vitit të kaluar. Sipas kushteve të licencës, në vitin e parë të aktivitetit Bursa Shqiptare e Titujve mund të bëjë tregtimin e titujve të lëshuar nga qeveria shqiptare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto